Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretet e jetëgjatësisë së 104-vjeçares Jumjush Adillova nga fshati Mëdrevo

Banuesja më e moshuar në bashkinë Kubrat – Gjyshja Jumjush Adill nga fshati Mëdrevo mbushi 104 vjeç.

“Nëna jonë ka lindur gjatë vitit të largët 1916, në periudhën e Luftrave Ballkanike në një familje shumë të varfër, e cila është ushqyer vetëm me punë bujqësore. Ajo ka përjetuar luftëra, uri, varfëri dhe mangësi të shumta. Të dy me babin tim kanë qenë të detyruar të punojnë si çirakë dhe si barinj nëpër kopetë e njerëzve  të huaj.

Pasi nëna jonë mbeti e ve akoma përpara se të mbushë 50 vjeç, ajo duhej të rriste vetë katër fëmijët e saj. Dhe ajo vendosi që mua të më japë për adoptim, por familja në të cilën unë u rita, për asnjë çast, për asnjë moment nuk më ndau nga vëllezërit e mi, për të cilën u jam shumë mirënjohës” – tregon para Radio Bullgarisë  djali i saj Muharem. Pasi humbasi dy nga djemtë e saj, sot gjyshja Jumjush gëzon një vëmendje dhe respekt nga dy djemtë e saj të tjerë, nga nuset, 10 nipërit, 11 stërnipërit.

Gruaja e moshuar gëzon dhe një shëndet të mirë. Madje voton gjithmonë  në kohën e zgjedhjeve. Mbase një nga sekretet e kohëzgjatjes së jetës së saj fshihet në punëdashësinë e saj të madhe. E gjithë jeta e saj ka kaluar duke punuar punë bujqësore në fushë. Afërsia e saj e madhe me tokën, qëndrimi i saj pozitiv ndaj jetës dhe vështirësive në të sikurse janë sekreti i gjyshes Jumjush. Bashkëfshatarët e saj e nderojnë si një fqinje të mirë dhe këshilltare dhe flasin për të me respekt të madh.

“Ajo merr pension shumë të ulët, por vëllai im Ramadan kujdeset shumë mirë për të, tregoi Muharem dhe shtoi: Për ditëlindjen ajo mori përshëndetje dhe lule nga kryetari i bashkisë së qytetit Kubrat Alkin Nebi dhe nga kryetari i bashkisë së fshatit tonë Salim Mustafa. Kurse ne i dhuruam peshqeshet tona si dhe urimet më të mira për një jetë të gjatë e të lumtur. Ajo ishte shumë e gëzuar dhe e lumturuar me të gjitha këto gjeste dhe vëmendjejen e madhe nga ana e të gjithëve”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD
Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD