Kriza me Covid-19 jep dëme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në fushën e transportit. Ende nuk janë të qarta përmasat e tyre, tha në intervistë për televizionin Nova TV Ministri i transportit Rosen Zheljazkov. Tkurrja në transportimin e organizuar dhe në aviacion është për shkak të masave kufizuese për udhëtimet. Në sektorin e aviacionit civil pritet se rivendosja deri në fundin e 2020-ës do të jetë 50% prej vëllimeve gjatë vitit 2019, kurse gjatë 2021-ës ajo do të arrijë 70%.
Të martën sipas iniciativës së Kryeministrit Bojko Borisov do të zhvillohet takim mes Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë, në të cilin do të diskutohen veprime të bashkërenduara për lehtësimin e udhëtimeve ndërmjet vendeve, bëri të ditur Zheljazkovi.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..