Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diana Kovaçeva vazhdon të jetë Avokatja e Popullit

Diana Kovaçeva para deputetëve në Parlament
Foto: BGNES

Me njëzëshmëri të plotë të enjten Kuvendi Popullor zgjodhi Diana Kovaçevën për postin e Avokatit të Popullit të Bullgarisë. “Pro” kandidaturës së saj votuan 173 deputetë, kurse 3 abstenuan.

Kovaçeva është në këtë post që nga shtatori i vitit 2019, kur ishte emëruar për të përfunduar mandatin e avokates së mëparshme të popullit Maja Manollova, e cila dha dorëheqje për shkak të pjesëmarrjes së saj në zgjedhjet për kryetar bashkie në Sofje.

Kandidatura e Kovaçevës ishte e vetmja dhe ishte propozuar nga partia në pushtet GERB. Ajo mori përkrahje dhe nga opozitarët nga Partia Socialiste Bullgare. Mandati i saj do të vazhdojë 5 vjet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po përfundon fushata parazgjedhore për zgjedhjet 2 në 1 në Bullgari

Sot, 7 qershor, është dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhjet "2 në 1" në Bullgari - për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, që do të mbahen më 9 qershor. Sonte në mesnatë përfundojnë fushatat e formacioneve politike dhe agjitacionet..

botuar më 24-06-07 3.38.MD

Një matje e re shkurtoi 8 km katrore nga territori i Bullgarisë

Territori i Bullgarisë u ul minimalisht për 2 vite, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI). Te data 31 dhjetor 2023, territori i vendit, i llogaritur nga Instituti mbi bazën e modeleve digjitale të hartës kadastrale, është 110..

botuar më 24-06-07 3.07.MD

Rezultati i votimit të 9 qershorit do të bëhet i qartë në dy ditët e fundit

40.2% e votuesve me të drejtë vote janë gati për të shkuar në qendrat e votimit më 9 qershor. 3.5% thanë se do të votonin me “Nuk mbështes askënd”. Për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, 37.7% e atyre që kanë të drejtë të votojnë janë gati për të votuar..

botuar më 24-06-07 9.57.PD