Në 497 lokacione në vend ishin numëruar 4627 harabela në kohën e edicionit të katërt të fushatës së Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve “Ne numërojmë harabelat”. Vendet më të preferuara nga harabelat për folezim janë shtëpitë me oborre. Ata parapëlqejnë dhe hapësirat mes ndërtesave të banimit, ku ka parqe me pemë, rrugica të qeta dhe kopshte me shkurre. Prej zogjve të numëruar më shumë janë harabelat e shtëpisë (3499), pastaj – harabelat e fushës (999). Harabeli spanjoll zë vetëm 3% prej popullsisë së harabelave në Bullgari. Sivjet ndaj “veteranëve” të numërimit të zogjve u shtuan 413 njerëz të rinj.
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..