Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia do të pakësojë tatimet për daljen më të shpejtë nga kriza

Foto: Reuters

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis shpalli një plan për ristartimin e ekonomisë. Masat prej 17 mlrd eurosh janë në përkrahje të shëndetësisë, të vendeve të punës dhe turizmit. Ulen edhe tatimet dhe i sigurohet kreditim biznesit. Livrohen kompensime mujore prej 534 eurosh dhe u paguhen sigurimet sociale nëpunësve me kontrata të ngrira pune. Shteti do të vazhdojë të paguajë 60% të pagave të të punësuarve, të cilët janë detyruar të punojnë me orar të kufizuar të punës. Athina hap dyert për turistët e huaj më 15 qershor. Ministri i Turizmit Haris Theoharis i dha shtetet ballkanike dhe më konkretisht Bullgarinë si shembull të shteteve me të cilat Greqia së pari do të rifillojë turizmin.


Tension mes Serbisë dhe Malit të Zi

Foto: BGNES

Presidenti i Malit të Zi Milo Xhukanoviç tha se Kisha Ortodokse Serbe do që të udhëheqë Malin e Zi. Ai e bëri këtë deklaratë pasi autoritetet arrestuan klerikë serbë, të cilët kishin organizuar një procesion në shkelje të ndalesës së shfaqjeve publike gjatë kohës së zbatimit të masave kundër koronavirusit. Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se të drejtat e popullit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi janë me prioritet për Beogradin. Daçiç madje kërcënoi se mund të arrihet në luftë vëllavrasëse me Malin e Zi. Presidenti Xhukanoviç e quajti kërcënimin “një formulë të papranueshme të së ardhmes së përgjakur të Ballkanit” dhe ishte kategorik se Podgorica, si një vend evropian, do të aplikojë Ligjin e diskutueshëm për lirinë e feve.


Rumania kaloi zyrtarisht në gjendje shqetësimi

Foto: BTA

Pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme në Rumani për shkak të Covid-19 Parlamenti Rumun shpalli zyrtarisht gjendje shqetësimi me afat prej 30 ditësh. Një prej masave të gjendjes së shqetësimit është mbajtja e detyrueshme e maskave në hapësirat e mbyllura publike, në transportin urban dhe në vendin e punës. Maskat nuk janë të detyrueshme për fëmijët e moshës nën 5 vjeçe, për nëpunësit që punojnë vetë në kabinet, ose në distancë prej 2 metrash mes kolegëve, për persona që kanë probleme të frymëmarrjes dhe për të tillë që merren me veprimtari fizike, si dhe për drejtuesit e televizionit dhe për bashkëfolësit e tyre. Kërkohet që maska të mbulojë gojën dhe hundën dhe të ndërrohet një herë në katër orë.


Zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Kroaci

Foto: BTA

Me kërkesë të qeverisë Parlamenti i Kroacisë u shpërnda. Presidenti Zoran Millanoviç caktoi datën 5 korrik për zgjedhjet parlamentare. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në Kroaci, në të cilët do të përdoret sistemi i votave preferenciale. Pavarësisht se të infektuarit me koronavirus në Kroaci gjatë ditëve të fundit janë pak, zgjedhjet nuk do të zhvillohen si zakonisht.  Të gjitha procedurat do të jenë të bashkërenduara mes Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Institutit të Shëndetësisë Publike. Partia në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat mori vendim të organizojë këto zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat pret se do t’i fitojë pas përballimit të suksesshëm të krizës së koronavirusit në vend.


Turqia pret Ramazanin me orë policore

Foto: BTA

Presidenti turk Rexhep Erdogan shpalli orë policore për katër ditët e Ramazan Bajramit – nga 23 deri më 26 maj. Xhamitë do të jenë të hapura pas datës 29 maj. Shkollat do të mbeten të mbyllura deri në fund të vitit shkollor. Turqia, e cila është ekonomia e 19-të më e forte në botë me PBB 710 mlrd euro, hyri në recesion për shkak të koronavirusit. Kreditimi i vështirësuar i jashtëm, sidomos në sektorin privat, u bë arsyeja për zhvlerësimin e monedhës kombëtare - lira. Qeveritarët përpiqen sa më shpejtë të gjallërojnë aktivitetin ekonomik dhe me prioritet në fillim është sektori i turizmit. Ankaraja zhvilloi “diplomaci turistike” dhe hyri në kontakt me 70 vende me qëllim tërheqjen e turistëve.


Shembja e teatrit kombëtar përshkallëzoi tensionet në Shqipëri

Foto: BTA

Shkatërrimi i godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë provokoi protesta të shumta në Shqipëri, pavarësisht nga masat kundër koronavirusit, të cilat parashikojnë kufizime për aktivitetet në vende publike. Protestuesit kërkojnë ndërtimin e teatrit të ri në të njëjtën vend, me të njëjtën arkitekturë. BE-ja bëri thirrje për qetësimin e situatës. Në mesazhin e Ambasadës së BE-së në Tiranë thuhet se Teatri Kombëtar është rrëzuar pavarësisht nga thirrjet e Brukselit për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile në marrjen e “vendimeve të pakthyeshme”.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

Снимка: Pixabay

Ngjarjet me adresë ballkanike

Covid-19 largohet nga Ballkani Në Ballkan po vëzhgohet tendenca e uljes së intensitetit të epidemisë së Covid-19. Më 28 maj në Serbi rastet e regjistruara të koronavirusit për 24 orët e fundit janë 48 me tendencë pozitive, në Greqi ka vetëm 11..

botuar më 20-05-28 3.06.MD

Bashkimi Evropian tregon rëndësinë e fjalëve solidaritet dhe unitet

Bashkimi Evropian  e pret festën e vet në kushtet e krizës së paparë shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga pandemia me Covid-19. Sivjet Dita e Evropës është shumë më e veçantë dhe për shkak të dy përvjetorëve të ngjarjeve të rëndësishme për..

botuar më 20-05-09 7.00.PD

Buxheti shtetëror është aktualizuar, është ndryshuar Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme

Kuvendi Popullor miratoi ndryshimet në ligjin për buxhetin shtetëror dhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Janë siguruar mjete për luftën kundër COVID-19, janë korrigjuar dhe masat e pushtetit ekzekutiv në kushtet e krizës. Aktualizimi i..

botuar më 20-04-07 12.57.MD