Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pellagija Vidinska ka diktuar modën në Mbretërinë e Bullgarisë

| rinovuar më 20-05-25 6.10.MD
Foto: Pixabay

Vetëm për disa dekada kryeqyteti i porsaçliruar bullgar nga zgjedha osmane u shndërrua në një qytet me pajisje moderne, rrugë të gjera dhe godina të mëdha. Takimi me kulturën evropiane, me universitetet, udhëtimet, e gjithë kjo kontribuoi për formimin e një shtrese njerëzisht me shije të sofistikuar dhe me ide moderne për zhvillimin e Kontinentit të Vjetër. Ky ndryshim pa dyshim ndikoi edhe mbi modën në kryeqytet. Sofjanasit gjithnjë e më shpesh kërkonin informacion në zhurnalët e kryeqytetit të modës Paris.

Në fillim të shekullit të XX në qytetet e mëdha bullgare tashmë i qepnin rrobat sipas modës franceze, por “Mbretëresha e Modës” në Mbretërinë e Bullgarisë ishte Pellagija Vidinska – e lindur në vitin 1896 në familjen e një kapteri. Nga atelieja e saj në rrugën “Lege” në kryeqytetin e Sofjes dilnin veshjet për zonjat e shoqërisë së lartë. Ndër to një përshtypje më të madhe bënte Mbretëresha bullgare Joanna Savojska.

Mbiemri i Pellagijas i ka rrënjat në qytetin bullgar Vidin pranë lumit Danub, ku ka banuar i atij i saj. Ai e dërgoi vajzën e re në Gjimnazin e Selanikut për të marrë arsim të mirë dhe të mësojë gjuhët evropiane, në të cilat flitej në atë kohë.

Dhe meqenëse Pellagija i zotëronte këto gjuhë të rëndësishme, ajo komunikonte me shtëpitë e modës të vendeve evropiane, të cilat i diktonin tendencat e modës.

“Në vitet 20 dhe 30 të shekullit të kaluar kishte shumë gra -dizajnere – jo vetëm në Evropë, por edhe te ne – na tregon Elica Pavlloviç, autore e projektit “Iluministet”. – Kështu qe Pellagija Vidinska ishte pjesë e një lëvizjeje shumë më të madhe në modë dhe nuk ishte e mbyllur vetëm në kufijtë e Bullgarisë.Ajo mirëmbante kontakte me Parisin, ishte e pranishme në revytë në kryeqytetin francez. Nuk e dimë nëse i ka njohur personalisht dizajneret e mëdha të epokës, ndër të cilat Jeanne Lanvin dhe Coco Chanel, por me siguri i ka parë krijesat e tyre”.

Nuk disponojmë të dhëna se çfarë e ka provokuar interesin e Pellagia Vidinskës ndaj modës, por siç duket ajo ka pasur nuhatje, e cila e ka ndihmuar për të kuptuar se imitimi i verbër nuk mund të aplikohet në një vend, i cili ndodhet në udhëkryqin e Lindjes dhe Perëndimit. Për këtë shkak ajo ka filluar të vërë qëndisje bullgare në rrobat mondane.

Që në fillim të karrierës së vet Pellagija Vidinska kishte kontakte me shtëpitë më të mëdha të modës. Në një intervistë për gazetën “Zhurnali i Modës” ajo tregon për suksesin e madh të fustaneve të saj në Paris. Modistja shton se një shtëpi e modës, shumë e njohur në Francë dhe në botë, i ka porositur asaj qepjen e veshjeve me qëndisje të stilit bullgar. 

Pas çdo një kthimi të vet nga Parisi Pellagija Vidinska përgatiste një koleksion me tendencat më të reja të modës femërore. Në histori ka mbetur revyja e saj që nga viti 1928 në Teatrin e Sofjes “Rojal”, me pjesëmarrjen e 20 manekinëve – pjesa e parë me kostume dhe veshje popullore me emrat “Maqedonia”, “Ohri Blu”, “Lloveçi”, “Shopi”, “Boljarka”, ndërsa pjesa e dytë – me veshje të frymëzuara nga moda franceze.

Pellagija Vidinska gjithmonë përdorte materiale shumë cilësore për veshjet e saj. Nuk është e rastit se yjet e mëdha në atë kohë preferonin të visheshin me rrobat e saj, si Mimi Ballkanska për shembull, e njohur si “Mbretëresha e Operetës” te ne, ose Leja Ivanova – një këngëtare e njohur.  

Kjo që e dallon është talenti i saj, sepse moda është art – thotë gjithashtu Elica Pavlloviç. – Dhe meqenëse ajo ishte e arsimuar mirë sa i përket punës saj, kjo e lejonte për të bërë një amalgamë interesante mes fustaneve klasike me bel të ulët dhe me xhaketat specifike, nga njëra anë, dhe qëndisjeve bullgare, nga ana tjetër. Përveç kësaj Pellagija Vidinska ka pasur një nuhatje të mirë tregtare dhe e ka krijuar vetë shtëpinë e sajtë modës, pa ndihmën e bashkëshortit, gjë që në atë kohë nuk mund të mbetej pa u vënë re.  

E quajnë Pellagija Vidinskën “Coco Chanel-enbullgare” – ndoshta sepse edhe të dyja e kanë filluar rrugën e vet në modë në një kohë, gjithmonë kanë qenë shumë elegante dhe pretencioze sa i përket cilësisë. Mirëpo në dallim të dizajneres franceze, shtëpia e modës e së cilës ka lulëzuar, modistja bullgare ka humbur gjithçka pas vitit 1944. Deri në fund të jetës së saj në vitin 1960 “Mbretëresha e Modës” në Mbretërinë e Bullgarisë punonte në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”, ku përgjigjej për kostumet e artistëve dhe e lejuan për të qepur kostumet popullore për ansamblin “Filip Kutev”.  

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD