Arkeologët nga Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum-Debelt afër Burgasit zbuluan provën e parë me shkrim se kolonia romake Deultum ka pasur port, bëri të ditur BGNES.
Shkrimi është në pjesën e një sarkofagu prej guri gëlqeror të datuar në shekujt II-III pas Krishtit.
Ekspertët janë kategorikë se mbishkrimi, i cili është në gjuhën greke, tregon se Debelti ka qenë qytet porti. Deultumi është kolonia më e vjetër romake në trojet bullgare. Ajo është themeluar gjatë viteve 70 të shekullit I pas Krishtit, menjëherë pas Luftës së hebrenjve kundër romakëve. Ajo gjendet në grykën e lumit të sotëm Sredecka, i cili derdhet në Gjirin e Burgasit.A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..