Edhe natyrën më të egër Konstantin Shtërkellov e pikturon me butësi dhe ledhatim. Dhe majën më madhështore, dhe përroin më të vogël, ai e rikrijon në fletën e bardhë me ndihmën e toneve tekanjoze të akuarelit, që të mbeten pamjet e tyre të përjetshme. Të tilla, siç janë përpara syve të tij, pa tundimin për të korrigjuar të bërën nga Krijuesi.
Një ekspozitë e shtyrë për shkak të kohës së pandemisë u bë një urë midis “përpara” dhe “tani”, sikurse duke ditur se pikërisht sot kemi nevojë për prekjen e atij teli më delikat në shpirtin tonë, si të brishtë ashtu dhe të qëndrueshëm, siç janë dhe akuarelet e krijuesit të madh bullgar. Galeria e Arteve Figurative e Sofjes hapi sallat e veta, që të mund të kremtojë përvjetorin e 130-të nga lindja e tij, duke na propozuar takim me piktorin e peizazhit dhe mjeshtrin e natyrës së vdekur, me portretistin dhe piktorin e luftës.
Kritiku letrar Aleksandër Ballabanov e quan Konstantin Shtërkellovin “Mbreti i akuarelit” dhe ky pseudonim do ta shoqëroi piktorin gjatë gjithë jetës së tij krijuese.
“Ai është djali i një gruaje të ve, ai është artisti i varfër– tregon kuratorja Adelina Fileva. Ai është dhe bredharaku i vetmuar, i cili pëlqen shumë të endet nëpër të gjithë vendin. Shoku i tij Grigor Vasilev thotë se, në qoftë se ndonjëherë Bullgaria zhduket, do të mund ta rivendosim përmes krijimeve të tij. Ai nuk kërkon atmosferën dhe komoditetin e shtëpisë dhe të ateliesë, por mundohet të përjetojë atmosferën e të gjitha atyre vendeve të pikturuara. Për të, është shumë i rëndë momenti i luftërave, por nga ana tjetër spikat imazhi i tij i një njeriu, i cili e do shumë jetën si dhe shoqëritë e gëzuara. Ai ka miq shumë të mirë, vlerëson poezinë, këngët si dhe verën e mirë. Vetë ai po kështu shkruan vjersha.
Konstantin Shtërkellov lindi gjatë vitit 1889 në Sofje në një familje të artizanalëve, kurse mbiemrin e vet të pazakonshëm e merr nga pseudonimi i gjyshit të tij - Shtrëk Koljo. I mbetur akoma si shumë i vogël pa baba, piktori i ardhshëm në moshën 18-vjeçe nisi për në Odes, ku këndoi në kishë dhe jetoi në manastir. Por ditët në varfëri nuk e thyenin humorin e tij, i mjaftonte një copë bukë dhe filxhan me çaj të ngrohtë. Pikërisht në Rusi ai propozoi nëpër libraritë pikturat e veta të para si dhe kopjet e tij të pikturave të njohura. Një vit më vonë u ktheu në Bullgari dhe filloi shkollim në Akademinë Kombëtare të arteve Figurative në Sofje (e njohur atëherë si Shkolla e Pikturimit), në klasën e piktorit të njohur bullgar me prejardhje çeke profesor Ivan Mërkviçka.
“Ajo, të cilën e mëson piktori në Akademi, është e mirë, por ai ka dhe udhëtimet e tij– shton Adelina Fileva.Përveç se në Rusi, ai udhëtoi nëpër Evropë dhe arriti deri në Egjipt, ku nuk shkoi thjesht për të bërë shëtitje mes peizazheve të qyteteve, por që të shikojë galeritë dhe muzetë. Dhe që të gjitha këto mësime nga Akademia, nga kolegët dhe nga miqtë, nga qendrat kulturore evropiane ndikuan mbi të – u bë më i bindur në krijimtarinë e tij për të mbetur besnik i zgjedhjes së vet, pa u emocionuar nga rrymat e modës si dhe nga disa tendenca në art”.
Gjatë vitit 1911 Konstantin Shtërkellov e transformoi dhomën për ruajtjen e rrobave në Shkollën e Pikturimit në një sallë për ekspozitë, ku për herë të parë tregoi afro 80 krijime. Për befasi të tij, mbreti Ferdinand bleu 27 prej tyre dhe me shumën e fituar piktori i ri ndërmori udhëtime, të cilat zgjeruan horizontin e tij artistik. Gjatë kohës së tre luftërave ai ishte në front, por bile dhe aty syri i tij i piktorit përqendronte mbi të bukurën, duke injoruar mizoritë e krijuara nga njeriu.
“Konstantin Shtërkellov e prezanton natyrën me tipare njerëzore– thotë akoma Adelina Fileva. Pikërisht mes saj ai ka lirinë e vet dhe qetësinë, në të cilat mund të rikrijojë hapësira të reja. Fillimisht ato janë vetëm të tijat-ai është krijuesi, ai është banuesi i tyre përpara se të arrijnë deri tek publiku. Bile dhe në portretet e tij ai mbetet më tepër vëzhgues dhe pak i mënjanuar si krijues”.
Me ekspozitën e vet të dhjetë gjatë vitit 1935 krijuesi i afirmuar festoi 25 vjet veprimtari krijuese – njohja e fundit e madhe për talentin e tij, përpara se pushteti i ri komunist me një padije dhe injorancë të rrëzojë autoritetin e ndërtuar me shumë talent, punë dhe ndershmëri. Akoma gjatë vitit 1944 ai është arrestuar “për lidhje me familjen mbretërore” dhe i hedhur në burg, është privuar nga e drejta të jetojë në kryeqytet, kurse Lidhja e Piktorëve e nxori jashtë nga radhët e veta. Pavarësisht dhe pas kësaj deri diku i rehabilituar, ekspozita e tij e fundit gjatë vitit 1959 është fyer dhe e përbuzur në shtypin zyrtar. Pak përpara se të largohet nga kjo botë, Konstantin Shtërkellov shkroi në letrën e dërguar shokut të tij Çudomir: ”T’i mbetesh besnik vetvetes 50 vjet, të kesh jetuar gjatë kushteve të ndryshme – dhepërsëri asgjë të mos të mposhtë në art.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Galeria e Arteve Figurative e SofjesProf. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..