Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

240 mijë njerëz nuk do të humbin punën e tyre për shkak të masës së qeverisë “60/40”

Foto: arkiv

Pothuaj 240 mijë janë punëtorët, të cilët do të mbeten në vendet e tyre të punës falë masës së qeverisë “60/40”. Këtë e informuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 14 351 janë aplikimet e paraqitura në Ministri nga punëdhënësit, të cilët dëshirojnë të marrin kompensime, dhe në këtë mënyrë të mos shkurtojnë personelin e tyre në kohën e krizës.

Këshilli i Ministrave mori vendim për shtyrjen e afatit të aplikimeve deri më 30 qershor, kurse pagimet – deri në fund të korrikut. Kompensimet mund të paguhen për periudhë jo më gjatë se 3 muaj. Shuma e paguar deri tani nga shteti në kuadrin e kësaj mase për paga dhe sigurime janë pothuaj 53 mln. leva (27 mln euro). 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD

Një delegacion bullgar mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën..

botuar më 24-07-12 11.38.PD