Vetëm për dy muaj, në kushtet e izolimit social, në mënyrë të papritur në të gjitha aspektet e jetës sonë hyri forma e takimit dhe e komunikimit nga largët, të cilat përpara kësaj dukeshin si të pamenduara. Deri vonë pacientët lidheshin me mjekët e vet përmes platformave dhe rrjeteve sociale, shpesh edhe më pak të specializuara. Kjo u dha ide specialistëve bullgarë të softuerit të krijojnë një platformë, e cila të ndihmojë për një prani të shpejtë deri tek mjeku dhe një monitorim në mjedisin virtual. Aplikimi mobil mund të shkarkohet falas në telefon ose në kompjuter, ku secili me një lehtësi mund të orientohet dhe të marrë udhëzime sesi të punojë me të.
Për disa mjekë, të cilët në kohën e izolimit social nuk mundën t’i ekzaminojnë pacientët e vet në kabinet, ky aplikim qe mënyra e vetme e mundshme që të mos e ndërpresin praktikën e vet. Numri i tyre mes të regjistruarve në platformën shëndetësore pak nga pak u shtua, ku më të kërkuar gjatë javëve të fundit dolën specialistët në psikiatri, në pediatri, dermatologji dhe gjinekologji.
“Në mënyrë tepër të qetë mund të themi se, telemjekësia ka punuar dhe përpara se të futen masat anti-epidemike. Ato vetëm e përshpejtuan procesin e aplikimit më të zgjeruar. Nxitoj të shënoj se, ne nuk kemi ndërmend të zëvendësojmë vizitën tek mjeku, por të japim një kanal shtesë, i cili deri përpara kësaj nuk ka ekzistuar” - këtë e thotë Josif Dishliev, bashkëthemelues i platformës Healee.
“Ideja për platformën erdhi përpara 3 vjetëve - shënon IT specialisti. - Donim që t’u japim mundësi pacientëve të mund të gjejnë mjekun e drejtë dhe shumë shpejt të realizojnë bisedë me të. Nga ana tjetër, donim që tu japim mjekëve instrument - një aplikim softuerik, me të cilin të mund të organizojnë komunikimin përmes internetit me pacientët. Platforma është unikale, ajo nuk ka analog. Tanimë ka dhe kompani të sigurimeve, të cilët e përdorin.
Aplikimi falas jep jo vetëm mundësi për konsultim të besueshëm në video me mjekun. Përmes tij dërgohet regjistri elektronik mjekësor, analizat dhe rezultatet laboratorike, fotografi rreze dhe imazhe mjekësore. Pacientët mund të tregojnë në detaje për gjendjen e vet, si dhe çdo gjë të nevojshme për një vizitë të plotë vlefshme tek mjeku.
“Të dukshme janë dobitë nga telemjekësia në këtë moment, kur njerëzit përmbahen nga një vizitë nëpër spitale. Kjo është e përshtatshme dhe për njerëzit të cilët lëvizin me vështirësi si dhe për ata, të cilët nuk kanë kohë të presin përpara kabineteve”-thotë Josif Dishliev. - Mjaft biseda zhvillohen dhe rreth temës nëse duhet mundësia për konsultime përmes internetit, të paguhet e pjesërisht ose plotësisht nga Arka Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore. Tani për tani vetëm shkarkimi dhe instalimi i platformës janë falas. Për ndryshe vet konsultimi me specialist është i paguar:
“Ai paguhet nga pacienti dhe paratë, nga ky pagim shkojnë drejt mjekut. Çdo një mjek vet e përcakton çmimin për konsultimin e tij. Në këtë kuptim ne jemi platformë, e cila i lidh të dyja palët. Duke gjykuar në bazë të reagimeve të cilat i kemi nga mjekët dhe nga pacientët e tyre, supozojmë se edhe pasi do të normalizohet situata edhe pas shumë kohe, dobitë nga kjo platformë do të mbeten . Njerëzit, të cilët kanë provuar, kurse ky është një grup i madh, tanimë kanë kuptuar, se kjo është një mënyrë e arsyeshme për të kërkuar ndihmë mjekësore”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..
Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet..
Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete..
Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë..