Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2 qershori – Dita e Revolucionarit Hristo Botev dhe e të Vdekurve për Lirinë dhe Pavarësinë e Bullgarisë

Do të kremtojmë me modesti por me dinjitet Ditën e Poetit Revolucionar Hristo Botevit

Foto: BGNES

Mbushen 144 vjet nga sakrifica e poetit dhe revolucionar bullgar Hristo Botev dhe çetës së tij dhe nga marshimi i tyre nga qyteti danubian Kozolloduj deri në malin Vraçanski Ballkan. Kujtimi për ngjarjet historike i cili gjatë viteve u shndërrua në kremtime të organizuara përkujtimore që prej kohe është pjesë e pandarë e jetës shoqërore në vendbanimet e rajonit të qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Sivjet për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19 veprimtaritë tradicionale në kujtim të heronjve u anuluan. Parashikohet vetëm një stafetë sportive më 2 qershor, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Vraca Iva Antonova.


Dita e Botevit kremtohej edhe në kohën e dy luftërave botërore, madje festimi i tyre joformal daton që para Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1878.

Për kremtimet e para të Ditës së Botevit pas Çlirimit të Bullgarisë dihet pak. Dëshmitari i ngjarjeve të asaj epoke – prifti Nikolla Petrov tregon se e vendosi kryqin prej druri në kodrinën e Bullgarisë Veriperëndimore Milin Kamëk që në kohën e Luftës Ruso-Turke (1877-1878). Ky memorial ishte i parë që shënoi vendin ku më 18 maj 1876 (stil të vjetër), ose 30 maj 1876 (stil të ri), te fundi i Kryengritjes së parë të armatosur të popullit bullgar kundër robërisë turke 1876, çeta e Botevit zhvillonte luftime të rënda me bashibozukun dhe me afro 100 ushtarë të rregullt. Në kodrinën Milin Kamëk lënë eshtrat e tyre më se 20 luftëtarë nga çeta e Botevit. Megjithëkëtë humbjet e turqve ishin më të mëdha në sajë të pozitës më të favorshme të luftëtarëve bullgarë. Menjëherë pas Çlirimit në vitin 1879 mësuesi Toma Mlladenov bëri thirrje për kremtime në bregun e qytetit Kozlloduj nga ku nisën luftëtarët në krye me revolucionarin Hristo Botev. Në vitin 1882 në këtë vend u vu një memorial kushtuar luftëtarëve.

Lapidari në majën Okollçica dhe “Çeta e Botevit zbret në bregun bullgar të lumit Danub”, piktor Dimitër Gyxhenov

“Në vitet 1884 – 1885 u organizuan kremtimet më të mëdha në të cilat u përfshi popullsia e mbarë rajonit të qytetit Vraca”, tregon Mirosllava Topallova, eksperte në degën “Histori të Re” në Muzeun Regjional Historik në Vraca.

“Në vitin 1937 për përjetësimin e trimërisë së revolucionarit Hristo Botev dhe të çetës së tij në majën Okollçica u ngrit një obelisk 30 metra me një kryq në majë. Që nga viti 1946 çdo vit organizohet edhe marshim kombëtar turistik nëpër gjurmët e çetës së Botevit – nga qyteti Kozlloduj deri në majën Okollçica” – tregon Mirosllava Topallova dhe vazhdon:

Në vitin 1961 mbi  shkëmbin pranë të cilit Hristo Botevi vdiq më 2 qershor të vitit 1876 u vu një pllakë përkujtimore me mbishkrim “U realizua profecia juaj – ti je gjallë!” Përveç në qytetin Kozlloduj, në kodrinën Milin Kamëk dhe në vendbanimet përmes të cilëve kaloi çeta e Botevit, kremtime solemne organizohen edhe në qytetin Vraca. Në sajë të dhurimeve më 27 maj të vitit 1890 në qendrën e qytetit u ngrit një monument për përjetësimin e sakrificës së heroit. Në inaugurimin solemn asistoi princi Ferdinand I, kryeministri Stefan Stambollov si dhe nëna, bashkëshortja dhe e bija e Hristo Botevit. Që nga atëherë para monumentit të vojvodës në sheshin e qytetit mblidhen adhurues për të asistuar në liturgjitë përkujtimore dhe në veprimtaritë e llojllojshme që organizohen për nderë të tij dhe të luftëtarëve të çetës së tij.”

Monumenti i vjetër i Hristo Botevit i cili ruhet në Muzeun Regjional Historik në qytetin Vraca

Sivjet të gjitha veprimtaritë u anuluan për shkak të masave kufizuese. Tani për tani bashkia e qytetit Vraca njoftoi, se megjithë Covid-19 do të respektohet tradita e marshimit në rrugën e çetës së Botevit – nga bregu i qytetit danubian Kozloduj deri në majën Okollçica. Më 2 qershor për më pak se sa 6 orë përfaqësues të klubeve sportive organizojnë stafetë nëpër gjurmët e çetës së Botevit. Sportistët do t’i dorëzojnë njeri tjetrit flamurin e revolucionarëve kështu që ai të valëvitet në majën e lavdishme pak parase të oshtijnë sirenat të cilat si gjithmonë do të tingëllojnë në të gjithë Bullgarinë pikërisht në orën 12 të mesditës.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES-arkiv, Iva Antonova, BNR-arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

E majta europiane dëshiron të jetë sërish ndër më të fortët e ditës

Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...

botuar më 24-12-28 5.05.MD

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD