Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy bullgare morën çmimin e WWF-së për mbrojtjen e mjedisit

Borjana Uzunova dhe Bllazhka Dimitrova
Foto: © WWF

Sipërmarrëset në fushën e ekologjisë Bllazhka Dimitrova dhe Borjana Uzunova merituan Çmimin e Presidentit të organizatës ekologjike WWF, e cila u jepet ambientalistëve të rinj nga e gjithë bota. Dy bullgaret janë dekoruar për shkak të përpjekjeve të tyre në drejtim të ndryshimit të mënyrës së mendimit sa i përket natyrës.

Bllazhka Dimitrova popullarizon idenë për jetë pa mbetje, të cilën e përshkruan në një libër dhe hap restorantin e parë në Sofje me zero mbetje. Ajo merret me trajnime për institucione dhe njerëz të veçantë kushtuara realizimit në praktikë të idesë për jetë me zero mbetje dhe  përdorit në mënyrë të përgjegjshme të resurseve natyrore.

Borjana Uzunova është themeluesja e një kompanie për teknologji hardueri dhe softueri. Me veprimtarinë e saj ndihmon prodhimin e veshjeve me porosi dhe gjen zgjidhje për industrinë e modës, të cilat janë miqësore me mjedisin. Qëllimi i saj është eliminimi i nevojës për prodhimin në masë të veshjeve, i cili stimulon përdorimin e paqëndrueshëm të resurseve dhe ujërave dhe shkakton ndotje të mjedisit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur pushka shndërrohet në flaut – Konstantin Zllatev dhe arti me mesazh për paqe

Para 27 vitesh, pasiguria në të cilën ndodhej vendi ynë, por edhe pasioni për ngjitje, e bëri bashkatdhetarin tonë, Konstantin Zllatev, të marrë çantën mbi supe dhe me rreth 3000 dollarë të niset drejt një ëndrre – të ngjisë ndonjë prej majave..

botuar më 25-03-16 10.05.PD

Iva Jordanova - udhëtimi i jashtëzakonshëm i një gruaje bullgare

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ju prezantojmë me atë - një grua bullgare me një arsimim, aktivitet social dhe politik mbresëlënës, e cila ndërton jetën e saj midis Evropës dhe SHBA-së për 20 vitet e fundit, dhe vetëm një muaj më parë në Nju Jork ajo u..

botuar më 25-03-08 8.30.PD
Felix Kanitz(1829-1904)

Felix Kanitz – hartograf i Luftës Çlirimtare Bullgare

Një hartë gjeografike ndihmoi në lindjen e Bullgarisë moderne gjatë Luftës Ruso-Turke të v. 1877-78 Austro-hungarezi Felix Kanitz (1829 – 1904) ishte i pari europianoperëndimor që vizitoi mbi 3200 fshatra dhe qytete bullgare. Përgjatë rrugëve dhe..

botuar më 25-03-03 7.25.PD