Prodhuesit e vajit të trëndafilit në kopshtet e veta afër qytetit Panagjurishte – familja Rallçevi, heqin perden dhe na tregojnë se çfarë ndodh në një bio-ekonomi dhe si rriten bimët në mënyrën sa më të pastër. Trashëgimtari i familjes e ka krijuar me shaka strategjinë e marketingut të biznesit të familjes me emrin “Bio kopshtet e Rallçevit”.
Ai u kthye nga Anglia para një viti, ku e mbaroi arsimin e vet në specialitetin “Biznesi dhe menaxhimi i bujqësisë”. Atje i bëri hapat e parë të suksesshëm në sferën profesionale dhe megjithëse është vetëm 22 vjeçar ai tashmë ka botuar një libër me shembuj dhe këshilla për prosperitet në biznes. “Pesë hapa drejt jetës më të mirë” është titulli, i cili gjysmë vit është në vend të parë për nga shitjet nga të gjithë librat e botuesit.
“E aplikova përvojën time në fushën e marketingut, të cilën e kisha grumbulluar në Angli, në zhvillimin e prodhimit të kompanisë familjare. Kështu papritmas u gjenda në biznesin e kozmetikës dhe tregtisë online” – na tregon Vasill Rallçev. Sipas fjalëve të tij çdo vit përqindja e tregtisë online rritet. Një shtytje suplementare jep situata e tanishme, e shkaktuar nga pandemia botërore.”
“Në Angli kam mësuar marketing digjital dhe më treguan disa strategji të reja, ndërsa unë vendosa t’i provoj këtu – na tregon specialisti i ri i shitjeve. Kryesorja ështëqë reklama të mos i jetë drejtuar drejtpërsëdrejti produktit, por të paraqesë historinë e tij. Ai duhet të ketë traditë, karakter, vizion. E përdora këtë algoritëm gjatë paraqitjes së asortimentit tonë, dyqani ynë filloi punë gjatë vitit 2019. Kishte një efekt shumë të madh menjëherë në Bullgari. Ne nuk e përhapnim fotografinë me produktin duke shpjeguar se sa i mirë është ai, siç zakonisht bëhet, por krijuam blogët përkatës, ku e tregonim tërë historinë e prindërve të mi dhe si kanë vendosur të merren me bio-bujqësi në vitin e larët 2000. Atëherë bio-bujqësia ishte diçka ekzotike në Bullgari. Tregoj se nëna ime është një prej krijuesve dhe përfaqësuesve të parë të bio-prodhuesve te ne në vitin 2006. Atëherë filloi biznes-udhëtimi i familjes, i cili është i lidhur me prodhimin bio-eterik. Kemi përballuar shumë pengesa administrative dhe tregtare. Por prindërit e mi tashmë kanë fituar autoritet dhe në saje të emrit të tyre arrijnë t’i shesin produktet e tyre kudo në botë. Kështu qe me reklamën tonë ne nuk themi: blijini produktet tona, por e prezantojmë familjen Rallçevi dhe shpjegojmë se si me mjete biologjike kujdesemi për kopshtet dhe bimët. E tregojmë tërë procesin me fotografi dhe video dhe me këtë e kemi fituar besimin e konsumatorit. Reklama më e mirë për ne janë komentet pozitive në rrjetet sociale, sepse njerëzit në të vërtetë mbeten të kënaqur.”
Interesat profesionale të të riut i japin një shtytje të madhe prodhimit biologjik të familjes, i cili brenda një afati të shkurtër arrin në tregjet evropiane.
“Në fund të vitit të kaluar, gjatë muajve nëntor-dhjetor, na bëri përshtypje se ka një fluks të madh klientësh – mbi 50 000. Atëherë mendova se mund të kemi suksese dhe jashtë shtetit. Bëra një studim dhe krijova një biznes-model. Donim ta bënim jashtë të njëjtën gjë, që e bëjmë edhe tek ne – uebsajt dhe reklamë në rrjetet sociale.
Problemi ishte se si mallrat të arrijnë tek klientët. Vendosëm se kjo mund të ndodhë nëpërmjet depove logjistike në shtetet përkatëse. Filluam në Gjermani gjatë muajit shkurt. Atje patëm një sukses të madh. Tashmë po e realizojmë prodhimin tonë edhe në Angli, Greqi, Rumani, së shpejti fillojmë edhe në Poloni dhe Suedi.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/ inaessentialssEkonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..