Tregu me më shumë rëndësi për ekonominë bullgare është Gjermania për të cilën eksporti i vendit përbën 14.8 për qind nga tërë eksporti. 59.6 për qind nga eksporti i Bullgarisë është për Rumaninë, Italinë, Turqinë, Greqinë, Francën, Belgjikën, Kinën, Spanjën, Holandën. Këtë e tregojnë të dhënat e Dhomës Ekonomike Bullgare.
Bilancin më të madh pozitiv tregtar Bullgaria e ka me Greqinë – 525 milion dollarë amerikanë, ndërsa bilancin më të madh negativ e kemi me Rusinë – 3 146 miliard dollarë amerikanë me deficit të përgjithshëm tregtar të Bullgarisë nga 3 937 miliard dollarë amerikanë.
Tregjet kryesore me vlerë më të lartë të shtuar janë ekonomitë e mëdha në BE, por jo rrallë prodhimi bullgar që nga atje realizohet në mbarë botën.
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..