Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas besimeve popullore ka “Vidovden” për të gjithë

Foto: pixabay

Në përfytyrimet e bullgarëve “Vidovden” simbolizon fitoren e së mirës kundër së keqes, besimin se e keqja e bërë herët ose vonënxirret në pahdhe ndëshkohet.

Bullgarët besojnë se ka Vidovden për të gjithë, sidomos për njerëzit, të cilët i shkelin lehtë ligjet njerëzore dhe të Zotit. Vidovdeni shënohet si festë çdo vit më 15 qershor. Është përhapur më shumë në Bullgarinë Perëndimore, si dhe përtej kufirit perëndimor. Shënohet për nder të Vidës, e cila sipas besimeve popullore është motra e dy shenjtorëve – Vartholomeu dhe Elisej, të cilët e dërgojnë breshrin. Konsiderohet se këtë ditë nuk duhet punuar që të mos zemërohen dy shenjtorët dhe të mos asgjësojnë të korrat.  

Sipas një besimi tjetër vëllezërit janë katër – German, Vartholomeu (populli e quan Vërtollomej), Elisej (i quajtur Lise) dhe Vido, ose Vidjo. Festa e Germanit është më 12 maj. Këtë ditë Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Shën Germanit – Patriku i Kostandinopojës gjatë shekullit VIII dhe armik i luftimit kundër ikonave. Sipas besimeve popullore Shën German, ose Xherman, është një perëndi pagane – Zoti i Breshrit. Edhe gjatë festës së tij nuk punohet. Më 11 qershor kisha nderon festën e Shën Apostull Vartholomeut, i cili ka predikuar në Indi – nxënës i Krishtit, i cili ka marrë nga ai forcën për të bërë çudira dhe të mjekuar, është mbërthyer në kryq dhe ka vdekur si martir në Armeni. Populli ynë e ka respektuar si mbrojtës nga breshri veror. Në ditën e tij në disa vendbanime bëhen prognoza se çfarë do të jetë viti dhe rendimenti.

Mu para Vidovdenit – më 14 qershor, është festa e Elisejit, i njohur gjithashtu si Lisej, Liso, Lise. Profeti i shenjtë Elisej – nxënës i Profetit Ilia, ka marrë mantelin e tij dhe dhuratën e profetit pas ngritjes së mësuesit në qiell. Sipas besimeve popullore Elisej na ruan nga rënia e flokëve. Përveç kësaj është një fantazmë, e cila e mban sëmundjen në vetvete, por gjithashtu mund të na shërojë. Deri në Ditën e Elisejit përfundon mbjellja e melit. Ka një proverb: Nëse nuk ke mbjellë deri në Elisej, nuk do të korrësh drithin”. Në Ditën e Elisejit, në vigjilje të Vidovdenit njerëzit kanë shkuar në fushë, ku janë larë me ekstrakte prej bimësh mjekësore për shëndet. Që pas kësaj është Dita e Motrës Vida, (ose e Vëllait Vidjo). Është kureshtare se në kalendarin e kishës nuk ka shenjtor, ose shenjtore me një emër të tillë, por Vidovden festohet menjëherë pas Ditës së Shën Elisesë, më 15 qershor sipas stilit të ri, si dhe më 28 qershor, sipas stilit të vjetër.  

Sot festa përbën më tepër një besim për ndëshkimin e pashmangshëm të mëkatarëve, por ka rajone ku vazhdojnë ta kremtojnë. Në Vidovden njerëzit duhet të ngrihen herët në mëngjes dhe të shohin se si lind dielli. Besohet se kjo do t’i bëjë të shëndetshëm dhe të gëzueshëm.


Sipas besimit tradicional breshri, si dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, janë si një ndëshkim i zotit për shkak të ndonjë mëkati të tyre. Kjo sipas shkencëtarëve është lidhja me Vida dhe Vidovden – vëllezërit janë mbretërit e breshrit, ndërsa motra vëzhgon dhe sheh se kush çfarë bën.

Në disa rajone të Bullgarisë dikur në Vidovdev vajzat e reja kanë nxjerrë rroba nga paja e tyre dhe i kanë shtrirë mbi gardh, që t’i shohë dielli.

Këtë ditë festojnë të gjithë me emrat Vido, Vida, Viden, Videna, Videlina, Vidosllav, Vidosllava etj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhuratë për dhuratë - bukë rituale dhe pjata tek Nata e Buzmit

Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..

botuar më 24-12-24 7.30.PD

"Zbrit, Xhermane, për darkë!" – magjia e humbur e Natës së Buzmit

Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e ngarkuar me një potencial të fuqishëm për të ndikuar në të gjithë vitin e ardhshëm. Prandaj, nata..

botuar më 24-12-24 6.45.PD

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD