Përpjekjet e vendit tonë për ta parandaluar përhapjen e Covid-19 ndër turistët ishin vlerësuar nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve. Objektet turistike te ne do të marrin distinktivë të posaçëm Safe Travels, si shenjë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për pushime të sigurta në vendpushime. Organizata, e cila bashkon përpjekjet e pjesëmarrësve në industrinë turistike, shpalli Turqinë, Bullgarinë, Portugalinë dhe disa vende të tjera të parrezikshme. Kjo do të thotë se nëpunësit e hoteleve në këto vende tashmë janë përgatitur sipas rregullave të reja për higjienë, të cilat duhet respektuar strikt. Gjendja e tyre shëndetësore do të ndiqet nga drejtoria e hotelit dhe organet shëndetësore.
Megjithë njohjen e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve Bullgaria ende nuk mund të presë turistë për shkak të vazhdimit të masave të kufizuara për vende të treta. Mirëpo, turistët nga Serbia dhe Greqia do të mund të pushojnë te ne, në saje të marrëveshjes trepalëshe, sipas së cilës shtetasit e tri vendeve ballkanike mund të kalojnë kufijtë.Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..
Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..