Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria reklamohet si destinacion i sigurt pas Covid-19

Shteti premton ndihmë “80/20” në përkrahje të turizmit dhe sibvencione për fluturimet çarter

| rinovuar më 20-06-16 9.21.MD
Foto: EPA/BGNES

Sezoni veror turistik 2020 pas krizës filloi me fushatë reklamuese në tregjet tradicionale për produktin tonë turistik, bëri të ditur Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova. Brenda një jave do të fillojë popullarizimin e Bullgarisë në BBC dhe CNN dhe mesazhi kryesor do të jetë se ajo është një nga vendet, të cilat përballojnë me sukses efektet e koronavirusit dhe është ndër destinacionet e sigurta për pushim në botë.

Janë botuar udhëzime të hollësishme për vendet për akomodim dhe ushqim dhe për qëndrim të sigurt të secilit turisti, pohoi Angellkova. Po përgatitet dhe ndryshim në Urdhëresën e Këshillit të Ministrave për kategorizimin e vendeve për akomodim dhe ushqim me qëllim uljen e barrës administrative.

Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova

Bullgaria ishte ndër vendet e para, të cilat shpallën se do të presin turistë nga 30 shtete pa karantinë, kurse pas 25 qershorit priten dhe fluturimet çarter nga Vendet e Ulëta, Gjermania, Polonia dhe nga tregje të tjera kryesore, nënvizoi ministrja në një tryezë të rrumbullakët kushtuar pasojave negative nga pandemia në shërbimet e transportit me autobuse dhe veprimtarinë e turoperatorëve.

Me kërkesa për shpëtimin e sektorit dhe për masa adekuate të qeverisë kundër krizës më 15 qershor në Sofje protestuan pronarët e firmave për transport turistik, turoperatorët dhe ciceronët. Për pak kohe ata bllokuan bulevardin qendror “Tsar Osvoboditel”.


Në një takim urgjent të ministrave të transportit, punës dhe politikës sociale dhe të turizmit me transportuesit dhe turoperatorët ishte arritur mirëkuptim për aktualizimin e masës qeveritare kundër krizës – në vend të “60/40” ajo do të jetë “80/20” (kjo do të thotë se 80% prej shpenzimeve të punëdhënësve për paga dhe të gjitha llojet e kontributeve do të mbulohen nga shteti). Përveç kësaj nga 290 leva ndihmë do të marrin jo vetëm nëpunësit e firmave të transportit, por edhe ato turistike. Që nga fillimi i korrikut do ketë një skemë të re të shpërndarjes së granteve. Pak më shumë se 15 mln euro do të ridrejtohen nga programi operativ “Transporti dhe Infrastruktura e Transportit” tek programi operativ “Inovacione dhe Konkurrushmëri”. 

“Situata në turizëm është e rëndë në tërë Evropën dhe në botë, jo vetëm tek ne. Do të ketë nevojë për shumë kohë për tërheqjen e turistëve dhe për rivendosjen e veprimtarisë normale të sektorit pas Covid-19 dhe kjo do të behet duke bashkuar përpjekjet e të gjitha palave të interesuara”, tha Nikolina Angellkova, dike nënvizuar se “masat e ndërmarra nga qeveria janë shumë të rëndësishme dhe japin rezultate në kohën e duhur”.


Pritet se sezoni veror do të jetë i rëndë dhe i pazakonshëm. Vazhdimisht jemi në kontakt me menaxherët dhe përfaqësuesit e turpoeratorëve prijës, të cilët punojnë në tregun “Bullgaria” tha gjithashtu Angellkova. Ajo nënvizoi dhe se amendamentet në Ligjin për Shëndetin japin mundësi për subvencionim të fluturimeve çarter me 35 euro për ndenjëse. “Udhëzimet janë të gatshme dhe presim bashkërendimin final me Ministrinë e Financave dhe me Komisionin Evropian. Dëshira jonë është të fillojmë pagimin në lidhje me këtë masë akoma gjatë këtij sezoni dhe ai të vazhdojë 2 vjet në mënyrë që sa më shumë turoperatorë të mund ta përdorin”.  Nikolina Angellkova shtoi se në sektor po punohet mbi krijimin e një fondi të garantimit, i cili do të mund të funksionojë pas ndryshimeve të ardhshme të Ligjit për Turizmin. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Mali Rrzhana – një vend për t'u dashuruar

E zhytur në përqafimin e malit pak të njohur Rrzhëna, Manastiri “Lindja e Hyjlindëses” pëshpërit një legjendë mesjetare e ruajtur edhe sot e kësaj dite. Dhe kisha e tij me shtatë altarët të shndërruara në shtatë paraklise kushtuar shtatë..

botuar më 21-10-05 7.15.PD

Bullgaria prezantohet në një ekspozitë turistike në Ukrainë

Më 5 dhe 6 tetor 2021, Bullgaria do të marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të turizmit UITM 2021 në Kiev (Ukrainë). Kjo është ekspozita më e madhe e turizmit në vjeshtë (UITT & UITM), sipas Ministrisë së Turizmit. Qëllimi i Bullgarisë është..

botuar më 21-10-05 6.55.PD
Manastiri shkëmbor “Tarapanata”

Manastiret shkëmborе në kanionin e lumit Suhata Reka pranë qytetit Dobriç - plotë mister dhe mistikë

Në veri nga qyteti Dobriç, përpara milionë viteve, shtrihej një oqean parahistorik, kurse më vonë një lumë me ujëra të bollshme gdhendi një kanion të bukur në fushë, duke u bërë shtëpi për një larmi të jashtëzakonshme bimësh dhe kafshësh. Ujërat e..

botuar më 21-10-03 9.15.PD