Në fillim të qershorit biznesmeni VasillBozhkov i cili fshihet në Dubaj sepse kundër tij prokuroria e specializuar bullgare ngriti dhjetëra akuza, shpalli se do të hyjë në politikën bullgare. Para dy ditësh në Facebook ai lajmëroi, se projekti i tij politik do të quhet “Vera Bullgare” dhe botoi në profilin e tij një anketë me pyetjen: “A do të më përkrahni për një projekt të ri politik?” deklarata e tij tërhoqi vëmendjen e shoqërisë dhe analizuesve politikë.
Megjithëqë politika nëpërmjet Facebook-ut të mos jetë e vërtetë siç thekson politologu Boris Popivanov:
“Potencial për projekt politik me vete deri tashti biznesmenë bullgarë nuk kanë treguar. Kishte prova të hyjnë në politikë me parti të veta politike, por në terësi ato u dështuan ose ishin në politikë jo më shumë se një mandat. Nuk mendoj se rasti i tanishëm mund të ndryshojë tendencën. Për më tepër se bëhet fjalë për një figurë e cila nuk mund të kthehet edhe në Bullgari, të mos flasim se si do të realizohen idetë e tij.”
Sipas sociologut Jurij Asllanov, Vasill Bozhkov nuk disponon potencial të vet politik, por mund të ndryshojë raportin midis forcave politike. Të diktuar nga ofendimi dhe dëshira për revansh – kështu Asllanov shpjegon qëndrimin e “bosit të bixhozit”.
“Nuk mendoj, se Bozhkov është një njeri i cili nuk e vlerëson objektivisht situatën. Ai duhet të ketë të qartë se nuk është figura tërheqëse, e cila mund të akumulojë energji. Mirëpo, mund të ndihmojë projekte të tjera me financa.”
Si një lojë të menduar dhe naive të politikës e cakton sociologu Andrej Rajçev dëshirën e biznesmenit të akuzuar të realizojë projekt politik, me të cilin të rrëzojë qeverinë e Bojko Borisovit, siç tha vetë Bozhkovi në një intervistë për agjencinë “Bllumbërg”.
“Shanset e tij janë pothuajse zero – thekson Rajçevi. – Bullgarët i urrejnë të pasurit sepse mendojnë se u pasuruan në mënyrë të pandershme në vitet e tranzicionit. Në se Bozhkovi do të përkrahë ndonjë formacion tjetër politik atëherë mund të bëhet deputetë dhe që këtu të fitojë mbrojtje për shkak të imunitetit gjë pas së cilës të kthehet në Bullgari. Sidoqoftë ai ndjehet i ofenduar. Megjithëkëtë e dozon hapat.”
Politologu Stojço Stojçev gjithashtu mendon, se Bozhkovi nuk tërheq simpatitë e njerëzve me mbivendosjen e vet në hapësirën publike. Stojçevi e trajton deklaratën për projekt politikë si një dukuri “jo e shëndetshme” në shoqërinë tonë.
“I shëmtuar është qëndrimi për projekte në politikë. Mirëpo ai u imponua. Projekti është një gjë e cila nuk zgjatet shumë sepse ai mbaron kur qëllimet realizohen. Projekti nuk përbën një vizion për prani afatgjatë. Një projekt eventual i Bozhkovit mund të jetë me afat deri në zgjedhjet”, konkludon Stojço Stojçevi.
Me materiale nga programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..