Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mbetet gjendja e jashtëzakonshme epidemiologjike në Rumani

Foto: BTA

Gjendja e jashtëzakonshme epidemiologjie në Rumani mbetet edhe 30 ditë, vendosi qeveria. Nga 15 qershori në vend pa karantinë hyjnë shtetasit e 17 shteteve duke përfshirë edhe Bullgarinë. Janë të lejuara shërbimet në kishë. Restorantet nuk punojnë në të mbyllur, maskat në vendet publike janë të detyrueshme. Masat e reja duhet të miratohen në parlamentin e kontrolluar nga opozita. Partitë e së majtës janë kundër mbetjes së regjimit, megjithëqë Rumania akoma nuk mund të frenojë pandeminë.

Turqia është në prag të forcimit të ri të masave kundër Covid-19

Foto: EPA-EFE

Autoritetet shëndetësore turke pranojnë, se në 48 nga 81 provincat e vendit nuk arritën të normalizojnë situatën pas lehtësimit të masave mbrojtëse kundër koronavirusit nga 1 qershori. Për ditë ka afro 1500 raste të të infektuarve. Si rezultat mund të rikthehet masa kufizuese për daljen përjashta të shtetasve  ditët e pushimit në qytetet e mëdha. Mund të hiqen edhe udhëtimet midis qyteteve në një sërë rrethesh. Në 44 qytete të mëdha, duke përfshirë Stamboll dhe Ankara, mbajtja e maskave është e detyrueshme. 

Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë bisedime në ShBA-në

Foto: BGNES

Presidenti i ShBA-së Donalld Trëmp ftoi për takim më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë liderët e Serbisë dhe Kosovës. Ai dëshiron t’i tregojë BE-së se mund të jetë ndërmjetës i suksesshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, rol në të cilin deri tashti Brukseli nuk arriti përparim. Njohja e Kosovës as do të jetë tema e diskutimit në takimin më 27 qershor në Uashington, as do të lejojmë këtë, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai shtoi, se tashmë amerikanët shpallën se do të diskutojmë ekonominë, ashtu siç ishte deri tashti.

U arrit kompromis për zgjedhje në Maqedoninë e Veriut më 15 korrik

Foto: pixabay

Pas debateve tremujore forcat kryesore politike në Maqedoninë e Veriut – Bashkimi Socialdemokratik në pushtet dhe partia opozitare VMRO-DPMNE arritën kompromis që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 15 korrik. Votimi duhet të ishte më 12 prill, por për shkak të koronavirusit u shty. Situata epidemike në vend mbetet kritike më në veçanti në lagjet me shqiptarë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovo. Në kushtet e masave të rënda kufizuese partitë shpallën se do të organizojnë fushatat paraelektorale pa shfaqje publike.  Sondazhet e fundit sociologjike i japin përparësi nga 4 për qind socialdemokratëve para partisë VMRO-DPMNE. Nuk mund të parashikohet prezantimi i partive të shqiptarëve.

Greqia vendosi karantinë në fshatra në afërsi të kufirit me Bullgarinë

Foto: dnevnik.bg

Autoritetet greke vendosën masa të jashtëzakonshme kundër epidemike në bashkinë Iasmos e cila shtrihet jo lartë kufirit me Bullgarinë. Nën karantinë të plotë është fshati Iasmos pas regjistrimit të 5 rasteve të reja të Covid-19. Në fshatin e afërt Astria ka 11 raste të koronavirusit. U vendos ndalesë për hyrje dhe dalje nga fshati. Masat e jashtëzakonshme janë të vendosura për 7 ditë. Për shkak të situatës epidemike në rajonin Ksanti mbetet e mbyllur pika kufitare drejt Bullgarisë te Zlatogradi-Termesi.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD
Prof.Ognjan Gerxhikov

Prof. Ognjan Gerxhikov: Ka ardhur koha për një ndryshim në sistemin zgjedhor dhe për shfaqjen e një projekti të ri politik kuptimplotë

Data 19 qershor 2024 është një datë themelore për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev thirri 240 përfaqësuesit e sapozgjedhur të popullit në seancën e parë. Me votimin e parakohshëm parlamentar, bullgarët..

botuar më 24-06-19 6.55.PD