Në 15 nga 28 qarqet e Bullgarisë norma e papunësisë tejkalon 10%, duke pasur parasysh se norma e saj mesatare për vend është 9%, tregon një analizë e Agjencisë së Punësimit për muajin maj. Mesatarisht për një vend pune konkurrohen 9 të papunë. Më e madhe është papunësia në Vidin (Bullgari Veriperëndimore) – 16,5%, kurse më e ulët – në Sofje – 4,4%. Më e madhe është konkurrenca ndër njerëzit pa punë në Pleven – aty 20 njerëz aplikojnë për një vend të lirë, kurse më e vogël është ajo në Sofje – 4 veta për një vend pune.
Gjatë majit ka një tendencë të pakësimit të papunësisë në krahasim me prillin, e cila vjen si pasojë e nevojës për punëtorë sezonalë. Edhe në maj vazhdon tendenca e lirimit të kuadrove nga industria e përpunimit dhe pas saj renditet tregtia.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..