Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stina aktive verore turistike në Bullgari fillon më 1 korrik

Foto: BGNES

Planifikojmë që stina aktive turistike verore në Bullgari të fillojë më 1 korrik 2020 duke u respektuar strikt të gjitha kërkesat e domosdoshme shëndetësore. Këtë e deklaroi Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova, e cila shqyrtoi në biseda telefonike rimëkëmbjen e sektorit turistik pas krizës së koronavirusit me drejtorë ekzekutivë të turoperatorëve polakë, holandezë dhe atyre rumunë për tregun e Bullgarisë.

Ata kanë ripohuar interesin e vet ndaj vendit tonë për pushime verore. Sipas tyre perspektiva e Bullgarisë si destinacion turistik është e mirë për shkak të mundësive të saj të shumëllojshme për turizëm, bazës moderne dhe masave serioze për mbrojtjen e shëndetit të turistëve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kukerë nga Bansko do të promovojnë Bullgarinë në një episod të ri të "Evropa nga lart"

Fotot unike të burrave të maskuar të quajtur kukerë po përhapen në internet, duke treguar një pjesë të vogël të pamjeve të kapura nga një ekip i National Geographic në Bullgari. Operatorët nga kanali i famshëm televiziv shkencor po përgatisin një film..

botuar më 24-01-14 6.10.PD

Ski pistat e Borovecit janë të hapura për skiim natën

Dashamirët e sporteve dimërore nga sot do të mund të bëjnë ski natën në kompleksin turistik “Borovec” në malin Rilla. Në dispozicion të tyre do të jenë dhjetë pista të ndriçuara sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë – jeshile, e kuqe, e..

botuar më 24-01-12 6.05.PD

Gazetat britanike rekomandojnë Plovdivin si një vend për turizëm dhe "la dolce vita"

Qyteti më i vjetër në Evropë është magjik dhe ndodhet në një vend ku nuk e prisni aspak, shkruan botimi britanik “The Times” në një artikull të gjerë për Plovdivin. "Plovdivi i mbushur me art do t'ju befasojë me kombinimin e tij të artit të..

botuar më 24-01-10 9.46.PD