Ministri i Sportit Krasen Kralev përshëndeti olimpikët bullgarë, trajnerët dhe miqtë e sportit me rastin e Ditës Olimpike Ndërkombëtare dhe Ditës së Olimpikut Bullgar. Ai rikujtoi se Bullgaria është një nga 14 shtetet, të cilat kanë marrë pjesë në olimpiadën e parë bashkëkohore në Athinë në vitin 1896 dhe i falënderoi të gjithë sportistët dhe trajnerët e tyre, të cilët kanë mbrojtur nderin e shtetit tonë.
Deri tani Bullgaria ka fituar gjithsej 244 medalje olimpike, 218 prej tyre janë nga lojërat verore olimpike. Vendi ynë ka 52 medalje të arta olimpike, më shumë medalje të arta – 10, janë fituar në olimpiadën në Seul në vitin 1988. Sporti bullgar me më shumë medalje është mundja (stili klasik dhe ai i lirë) – gjithsej 69.Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale..