Për shkak të profilaksisë së planifikuar deri më 28 qershor është ndaluar furnizimi në Bullgari i gazit nëpërmjet gazsjellësit “Rryma Turke”. Për të kompensuar lëndën e parë “Bulgartransgaz” ka rritur furnizimet përmes gazsjellësve nga Greqia dhe Rumania.
Diversifikimi do të plotësojë sasitë e domosdoshme për mbushjen e depos nëntokësore të gazit “Çiren”. Politika e shoqërisë për diversifikim me anë të rritjes së kapaciteteve ekzistuese dhe ndërtimit të infrastrukturës së re, lejon dhe garanton vazhdimësinë e furnizimeve, siç në rast të veprimtarive të tilla të planifikuara, kështu dhe në situata emergjente dhe të paplanifikuara, njoftoi “Bulgartransgaz”.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..