81% prej të rinjve bullgarë në moshë mes 14 dhe 17 vjeç stërviten aktivisht, tregon studimi i agjencisë “Trend” i porositur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit. 57% prej fëmijëve në moshë 5-13 vjeç gjithashtu praktikojnë ndonjë sport dhe ¼ prej tyre luajnë futboll.
Bullgarët, të cilët nuk ushtrojnë sporte tregojnë tri arsye kryesore për këtë – për 46% ajo është mungesa e kohës, për 36% - mungesa e motivimit, për 36% - gjendja e keqe shëndetësore.
Shumica e të anketuarve pohojnë se qyteti apo fshati, ku jetojnë ka infrastrukturë të mirë dhe të përshtatshme për sport.
Me rritjen e moshës përqindja e bullgarëve aktivë bëhet më e vogël. Vetëm 29% prej bullgarëve në moshë mbi 14 vjeç merren me sport dhe shumica e tyre e bëjnë këtë në palestër.
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..