Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpërndarja e Covid-19 në Bullgari është e përzier

Dr. Angell Kunçev
Foto: BGNES

Gjatë javëve të fundit shpërndarja e koronavirustit tek ne ishte në vatra të ndryshme, kurse tani është e përzier – përmes vatrave dhe në mënyrë difuze, d.m.th. në shumë vende shfaqen raste të reja të izoluara. Këtë e tha kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë dr. Angell Kunçev.

Sipas tij rritja e rasteve të konfirmuara nuk është për shkak të lehtësimit të masave kundër epidemisë, por për shkak të mosrespektimit të masave, të cilat mbeten në fuqi.

Shembujt për këtë janë ngjarjet e organizuara me pjesëmarrjen e shumë njerëzve dhe pa respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lidhur me mbrëmjet e ardhshme të maturës, ai rekomandoi shtyrjen e tyre apo zhvillimin në mënyrë, e cila lejon respektimin e të gjitha masave parandaluese. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

151 raportime për korrupsion në Ministrinë e Punëve të Brendshme në gjysmën e parë të vitit

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë pranuar 151 raporte me të dhëna për vepra korruptive të kryera nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas raportit për zbatimin e masave nga Plani Kundër Korrupsionit të Ministrisë së Punëve..

botuar më 24-08-23 10.27.PD

PP dorëzon një projektligj për shfuqizimin e përkufizimit të orientimit seksual jotradicional

“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të paraqesë javën e ardhshme një projektligj për ndryshimin e Ligjit për arsimin parashkollor dhe shkollor për të shfuqizuar përkufizimin e miratuar së fundmi për orientimin seksual jotradicional. Tekstet e..

botuar më 24-08-23 10.08.PD

Parashikimi i motit për 23 gushtin

Ditën e premte do të mbajë mot me diell, me vranësira pasdite kryesisht në lindje. Aty do të ketë reshje shiu dhe vende-vende bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 deri në..

botuar më 24-08-22 7.35.MD