Shefi i Departamentit “Narkotikë” në Drejtorinë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar dhe dy nëpunës të tjerë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan, tha në një brifing të jashtëzakonshëm kryeprokurori Ivan Geshev. Ata dyshohen në sigurimin e “çadrës” për punën e grupeve të organizuara kriminale që merren me trafikun e narkotikëve jo vetëm në territorin e Bullgarisë. Ministri i Brendshëm Mlladen Marinov tha se do të analizohet veprimtaria e Drejtorisë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar. Ai shtoi se udhëheqja e Ministrisë së Brendshme duhet të ofrojë ndryshime të cilat të përmirësojnë situatën në dikaster.
Më vonë operacioni u shqyrtua në një takim mes Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të Punëve të Brendshme Mlladen Marinov. Kryeministri kërkoi dorëheqjet e zëvendëskryesekretarit të MPB-së Georgi Arabaxhiev dhe të drejtorit të Kryedrejtorisë “Luftimi i kriminalitetit të organizuar” Ivajllo Spiridonov. Pas takimit Arabaxhiev dhe Spiridonov dhanë dorëheqje.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..