Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane" dhe Sillvi Kirillov nga ITN.
Megjithatë, qëndrimet e partive në parlament mbeten të pandryshuara. Duke hyrë në Kuvendin Popullor, Radostin Vasilev nga MEÇ komentoi se është mirë të shkohet në zgjedhje të reja dhe të mos humbet kohë. Lidhur me deklaratën e Bojko Borisovit se nuk i duhet një “shtet i rrënuar”, Vasilev i bëri thirrje liderit të GERB-it që të refuzojë të shkojë në zgjedhje dhe të kërkojë alternativë tjetër.
Borisllav Gucanov nga "BSP - E majta e bashkuar" ishte më optimist dhe i bindur se do të gjendet një opsion pune dhe bëri thirrje për një qëndrim të mençur dhe dialog, jo të bazuar në interesa mohuese dhe partiake. Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Hasan Ademov nga APS, i cili theksoi se rrugëdalje nga kriza është zgjedhja e kryetarit të parlamentit, pas së cilës deputetët mund të fillojnë punën. Megjithatë, bashkëpartiaku i tij Ramadan Atallaj ishte më pesimist dhe theksoi se derisa të ndryshojë modeli i paragjykimeve politike, rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme do të jenë të njëjta.
Në margjinat e Kuvendit, Iskra Mihajllova nga “Vëzrazhdane” theksoi se duhet të zgjidhet një kryetar i Kuvendit Popullor që është i largët nga GERB dhe DPS. Sipas Mihajlovës, hipoteza se Sillvi Kirillov është sërish në balotazh do të thotë mundësi për të hapur punën e parlamentit, por BSP dhe "Bullgaria Demokratike" nuk mund të marrin vendim. Sipas saj, aktualisht ekziston një mazhorancë matematikore që mund të izolojë GERB-in dhe DPS-në, prandaj është “joserioze” të mos zgjidhet kryetar.
Kreu i GERB-SDS Bojko Borisov tha para gazetarëve në parlament, se do t'i paraqesë pyetjet Gjykatës Kushtetuese. Borisov saktësoi se njëra pyetje ka të bëjë me të drejtat e deputetëve, ndërsa tjetra - nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor me mandat të skaduar mund të zhvillojë procedurë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri dhe kryetarit të Gjykatës Supreme Administrative. Borisov theksoi se vetëm pasi Gjykata e Lartë dhe avokatët të japin mendimin e tyre, ai do të nënshkruajë deklaratën e "kordonit sanitar" rreth Deljan Peevskit dhe formimin e tij të propozuar nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike".
Pas votimit të gjashtë radhazi të seancës së parë dyjavore të Kuvendit Popullor, kryetari i saj nuk u zgjodh sërish dhe deputetët dolën për pushim.
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..
Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të..