Ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme realizojnë eksport më të madh në Gjermani, Rumani, Itali, Francë, Greqi dhe Poloni. Rritje më të madhe shënojnë biçikletat elektrike dhe motoçikletat e vegjël. Për nga ky tregues jemi në vend të gjashtë në Evropë.
Pas kësaj në listën e eksportit janë instrumentet matëse, tregon një studim i Institutit për Ekonomi të Tregut për mundësitë për eksport të biznesit vogël dhe të atij të mesëm. Në fushën e instrumenteve matëse prodhimi ynë ka pozita serioze në vende si Zvicra, SHBA-ja dhe Japonia. Bullgaria dhe vende të tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore shënojnë rritje të furnizimeve të pajisjeve të ndryshme elektrike, si akumulatorë, ngrohës elektrikë, ndërsa konkurruesit tanë në këtë sektorë janë furnizues jashtë BE-së, si Kina.Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..