Komisioni Evropian ripohoi se ka nevojë për një notifikim të ri nga ana e Bullgarisë, në qoftë se vendos ta rifillojë ndërtimin e centralit atomik “Belene”. Nga institucioni u argumentuan me ndryshimet në projekt, zhvillimin e standardeve për siguri dhe ndryshimin në kornizën juridike të marrëveshjes “Evratom, e cila ka ndryshuar konsiderueshëm nga viti 2007, kur Komisioni shpalli qëndrimin e vet për ndërtimin e centralit.
“Në qoftë se Bullgaria vendos ta rifillojë projektin “Belene” ajo duhet të garantojë se ai i përgjigjet kontratës për “Evratom”, deklaroi zëdhënësi i komisionit Tim Makfij.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..