Që nga sot në bregdetin bullgar Administrata tatimore (Agjencia Kombëtare e të Ardhurave) dhe shërbimet e sigurisë (Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoiria e Përgjithshme “Kundërvënia e Kriminalitetit të Organizuar”) filluan aksione të përbashkëta. Fushata e kontrollimit e agjencisë së të ardhurave qëllon respektimin më të mirë të legjislacioneve të tatimeve dhe sigurimeve, sqaroi zëdhënësi i agjencisë në Burgas Hristo Uzunov.
Në fokusin e vëmendjes do të jenë hotelet, restorantet dhe objektet e përkohshme turistike. Kontrollimet do të realizohen kryesisht sipas metodës “klient i fshehtë”, domethënë nëpunësit e administratës tatimore do të hyjnë në rolin e klientit. Ata do të kontrollojnë xhironë, tatimet, kuponët fiskalë, kasat fiskale dhe kontratat e punës të punëtorëve.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...