Me një vizion krejtësisht të ri Portali turistik i Varnës tregon bukuritë e kryeqytetit tonë detar me rubrika interesante, fotografi dhe video. Informacioni paraqitet në 6 gjuhë: bullgarisht, anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ka rubrika të posaçme të cilat japin informacion për mënyrat e lëvizjes në dhe rreth qytetit, si dhe për mundësitë për sport.
Në “Itineraret turistike” ka të dhëna aktuale për xhirot e ardhshme në Varna me ciceronë, për itinerarin konkret dhe gjuhën përkatëse. Janë zhvilluar edhe modulet për krijimin e profileve të hoteleve, lokaleve, qendrave tregtare, dyqaneve, shërbimeve të transportit dhe të të gjitha veprimtarive të tjera që kanë të bëjnë me sektorin në fjalë.Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar..