Me një vizion krejtësisht të ri Portali turistik i Varnës tregon bukuritë e kryeqytetit tonë detar me rubrika interesante, fotografi dhe video. Informacioni paraqitet në 6 gjuhë: bullgarisht, anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ka rubrika të posaçme të cilat japin informacion për mënyrat e lëvizjes në dhe rreth qytetit, si dhe për mundësitë për sport.
Në “Itineraret turistike” ka të dhëna aktuale për xhirot e ardhshme në Varna me ciceronë, për itinerarin konkret dhe gjuhën përkatëse. Janë zhvilluar edhe modulet për krijimin e profileve të hoteleve, lokaleve, qendrave tregtare, dyqaneve, shërbimeve të transportit dhe të të gjitha veprimtarive të tjera që kanë të bëjnë me sektorin në fjalë.Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja..