Me një vizion krejtësisht të ri Portali turistik i Varnës tregon bukuritë e kryeqytetit tonë detar me rubrika interesante, fotografi dhe video. Informacioni paraqitet në 6 gjuhë: bullgarisht, anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ka rubrika të posaçme të cilat japin informacion për mënyrat e lëvizjes në dhe rreth qytetit, si dhe për mundësitë për sport.
Në “Itineraret turistike” ka të dhëna aktuale për xhirot e ardhshme në Varna me ciceronë, për itinerarin konkret dhe gjuhën përkatëse. Janë zhvilluar edhe modulet për krijimin e profileve të hoteleve, lokaleve, qendrave tregtare, dyqaneve, shërbimeve të transportit dhe të të gjitha veprimtarive të tjera që kanë të bëjnë me sektorin në fjalë.Liqenet e Rilës dhe shkëmbinjtë e Bellogradçikut, maja Musalla e kepi Kaliakra , qyteti Mellnik dhe shpella Prohodna me Sytë e Zotit ... Të panumërta janë bukuritë e Bullgarisë, para të cilave dridhemi nga admirimi dhe që ia tregojmë..
Para dhe pas pandemisë, kjo është mënyra me të cilën ne vazhdojmë të përcaktojmë nëse viti turistik ka qenë i suksesshëm apo jo. Viti 2019, një vit para Covid-19, konsiderohet si një nga më produktivët në industri. Por çfarë ndodhi në vitin aktual..
Vendpushimi "Maljovica" në Rilla pret mysafirët e tij dimërorë me një Qendër Mësimore të rinovuar dhe Muzeun e Alpinizmit, i cili është i organizuar në tre seksione tematike, mësojmë nga botimi online bgtourism. Seksioni i parë i jep përparësi..