Rumania ka shtyrë dobësimin e masave kundër koronavirusit
Rumania ka shtyrë dobësimin e masave kundër epidemisë për shkak numrit të rritur të të infektuarve me Covid-19. Kryeministri Ludovic Orban tha se zhvillimi i situatës gjatë disa ditëve të fundit i bën autoritetet për të qenë të vëmendshëm sa u përket masave për lehtësimin e kufizimeve. Që nga 1 korriku pritej hapja e ambienteve të mbyllura të restoranteve, kinematë, sallat për spektakle dhe pishinat në të mbyllur. Deri tani kriza e koronavirusit i ka kushtuar Rumanisë 3.1 mlrd leu, deklaroi Ministri i Financave Florin Kacu. Ministri shtoi gjithashtu se në këtë shumë nuk është përfshirë rritja e premtuar dhe e pagave të punonjësve mjekësorë në mbarë vendin.
Shtëpia e Bardhë nuk heq dorë të rifillojë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit
U rrëzua takimi i planifikuar më 27 qershor mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës në Uashington. Dialogu nuk u mbajt pasi Prokuroria e Specializuar për krime ushtarake të Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës ngriti akuza kundër Kreut të Shtetit Hashim Thaçi dhe akoma disa politikanëve në vend për krime ushtarake dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se do të japë dorëheqje menjëherë, në qoftë se aktakuza kundër tij konfirmohet zyrtarisht. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili do që të jetë ndërmjetës në kundërshtimet që prej dekadash mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës i dha sinjal të dërguarit të tij të posaçëm Richard Grenell për t’i vazhduar bisedimet.
Pakënaqësi për mbylljen e kufirit me Greqinë
Në provincën greke Evros protestojnë kundër vendimit të Athinës që të lejohet hyrja përmes PKK-së “Makaza” me Bullgarinë vetëm po të ketë raste urgjente. Bashkimi i hotelierëve nga provinca Evros, si dhe nënprefekti i dërguan kërkesë personale Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për hapjen e PKK-së “Makaza” për kalimin e lirë të turistëve. Deri në krizën u arrit pasi Greqia i detyroi të gjithë të huajit që vijnë në vend për të plotësuar një deklaratë paraprake me QR kod. Mirëpo, tani për tani vetëm në PKK Kullata-Promahon ka mundësi për identifikimin e QR kodit.
Kroacia hapi kufirin e saj drejt Serbisë
Kroacia hapi përsëri kufirin e saj për shtetas të huaj, të cilët mund të hyjnë lirisht pa karantinë 14 ditore. Kjo u bë fakt në mesnatë më 1 korrik, pasi Këshilli i BE-së u rekomandoi shteteve anëtare për t’i hapur kufijtë e tyre për 15 vende, ndër të cilat është edhe Serbia. Nga ana e vet Serbia hapi kufijtë e saj për shtetas të Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe të shteteve të tjera menjëherë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit më 6 maj.
Janë gati kornizat e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE
Komisioni Evropian i dorëzoi Këshillit të BE-së kornizat e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Përmbajtja e tyre nuk do të shpallet para miratimit të Këshillit. Kornizat janë ndarë në tri grupe: parimet kryesore të negociatave për anëtarësim, negociatat reale dhe procedura e negociatave, e cila ndjek aplikimin e tërësishëm të legjislacionit evropian në vendet-kandidate. Në dallim të kornizave të negociatave me shtete të tjera Brukseli ka shtuar për Tiranën dhe Shkupin edhe metodologjinë e re të negociatave të miratuar gjatë muajit mars. Kjo do të thotë se negociatat mund të pezullohen në çdo kohë, në varësi të zhvillimit të legjislacionit evropian, dhe të vazhdohen sipas meritave të çdo një shteti të veçantë.
Mali i Zi legalizoi martesat e personave të gjinisë së njëjtë
Parlamenti i Malit të Zi legalizoi martesat e personave të gjinisë së njëjtë dhe kështu Mali i Zi u bë shteti i parë evropian jashtë BE-së, i cili njeh zyrtarisht martesat mes personave të sekseve të njëjta. Ligji u votua nga 42 deputetë nga gjithsej 81 në Parlament. Në korrik të 2019-ës Parlamenti hodhi poshtë projektligjin. Katër deputetë nga pakicat kombëtare, të cilat janë pjesë e koalicionit në pushtet në Malin e Zi bashkë me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Socialdemokratët, nuk e përkrahën ligjin. Kundër ishte edhe pjesa më e madhe e opozitës. Miratimi i ligjit u përshëndet nga liderët e vendit, të cilët e vlerësuan si ripohim të vlerave evropiane. Mali i Zi është shteti i 32 anëtar i OKB-së, i cili i ka legalizuar këto martesa.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..