Tashmë pranojmë mysafirë nga 35 shtete, por gjallërimi i sektorit turistik është i ngadaltë, tha Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova gjatë “kontrollit parlamentar” në parlament, në të cilin ministrat u përgjigjen pyetjeve të deputetëve.
Bullgaria është një nga vendet e para, të cilat hapën kufijtë e tyre për turistë akoma më 1 qershor. Tashmë kemi turistë nga të gjitha vendet, për shtetasit e të cilave nuk kemi caktuar masë parandaluese karantinë, shpjegoi ajo.
Fushata reklamuese për turizmin tonë sivjet është përqendruar mbi turizmin e brendshëm dhe mbi klintët nga vendet e BE-së. Shteti reklamohet dhe nëpërmjet programeve dhe kanaleve kryesore televizive, shtoi Ministrja.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..