Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le të kujtojmë...

Dobruxha - e pasur me njerëz dhe me tradita

Foto: arkiv

E njohur si hambari i Bullgarisë, gjatë viteve të fundit pjesa verilindore e vendit tonë zhvillohet aktivisht dhe si një destinacion turistik. Përveç perlës detare të Dobruxhës e cila ndodhet në Detin e Zi - vendpushimi Allbena, rajoni është i përmbushur me shumë kureshtje natyrore dhe historike, tërheqëse për adhuruesit e aventurave dhe të peizazheve të bukura. Fauna e pasur e rrafshinës fushore është pasuria tjetër e cila i tërheq udhëtuesit.

Gjatë viteve të fundit në regjion zhvillohet turizmi fshatar, për të cilin ndihmojnë dhe shtëpitë e vogla kokete për turistë. Një shtëpi e tillë gjendet në fshatin Bezmer, bashkia e qytetit Tervell, i vendosur në 30 kilometra nga kufiri tokësor me Rumaninë. Vendi i populluar prej bullgarëve, turqve dhe romëve gjatë viteve të fundit është bërë shembull për një bashkëjetesë të mirë dhe të një tolerance midis etnoseve. Gjatë vitit 1989 afro 600 banues e braktisin dhe shpërngulen në Turqi. Më vonë rritet numri dhe i emigrantëve ekonomik, të cilët ndahen me krahinën e vet të lindjes. Por, ka dhe entuziastë, të cilët duan të dëshmojnë se Dobruxha është e gjallë, se po zhvillohet  dhe është e pasur me njerëz dhe tradita. E tillë është Nevena Deneva nga fshati Bezmer, me të cilën Radio Bullgaria ju takoi përpara kohe përmes publikimitTë rizbulosh Dobruxhën si një destinacion turistik”. Lexojeni, që të mund të afroheni dhe të ndieni mikpritjen dhe jetesën e banuesve të kësaj krahine.


Më shumë nga rubrika

117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit

Më 2 gusht të vitit 1903 shpërthen Kryengritja e Ilindenit, e konsideruar si një pikë kulmore në lëvizjen nacionalçlirimtare të bullgarëve në Maqedoni dhe Edrene. Ajo është fryt i intrasigjencës së popullit bullgar kundra vendimeve të Kongresit të..

botuar më 20-08-02 5.15.PD

Ujë shërues, peizazhe piktoreske dhe ajër i pastër i kristaltë tërheqin në fshatin Banja

Në luginën e qytetit Razllog, në rrëzat e tri maleve të shkëlqyera bullgare Rodopi, Rilla dhe Pirin gjendet fshati piktoresk Banja. Vetëm në disa kilometra largësi nga vendpushimi malor Bansko, qyteza sikurse mbetet pa u vënë re nga turistët, të cilët..

botuar më 20-08-01 5.10.PD

Pomorie – turizëm kulturor dhe mjekësor në bregun e Detit të Zi

E themeluar gjatë shekullit të V para Krishtit qyteza Pomorie tërheq me kuriozitetet e saj të shumta – krahina historike, rezervat natyror, lloje të rralla të florës dhe faunës. Pomorie ndodhet në një gadishull shkëmbor, 3.5 km në brendësinë e Detit të..

botuar më 20-07-26 5.00.PD