Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le të kujtojmë...

Besimi është thelbi dhe kuptimi i jetës së njeriut për Martin Rallçevskin

Martin Rallçevski
Foto: http://hermesbooks.com

“Unë me shpirt jam këtu në Bullgari dhe prandaj fare nuk e kam të vështirë të shkruaj për të, duke jetuar në mijëra kilometra larg”. Këtë e tha përpara ca kohe shkrimtari Martin Rallçevski. Autori i cili ka lindur në Sofje është autor i afro 10 librave, disa nga të cilët të botuar dhe në gjuhët ruse dhe angleze, është teolog i diplomuar. Gjendja ekonomikeеpriftërinjve në vendin tonë e detyron të emigrojë në Angli. Dhe pavarësisht se pohon se “bullgarët e vërtetë  janë këta, të cilët mbeten në Bullgari”, ai nuk pushon të punojë dhe përmes penës së tij për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës bullgare dhe të Ortodoksisë. Besimi në pavdekshmërinë më frymëzon, tha Martin Rallçev në intervistën e tij të dhënë për Radio Bullgarinë. Kurse libri i tij i fundit i botuar “Kuptimi në jetë” është i denjë që të filmohet. Disa e përcaktojnë  si një libër-ilaç “të  trazon thellë në shpirt, duke lënë pak gërvishtje  dhe shumë dashuri”.

Çfarë mund t’i detyrojë bullgarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit, të kthehen dhe historia më e re bullgare të mund të fitojë nuanca pozitive? Çudi? Si ajo, të cilën Rallçevski e përshkruan në librin e tij për malin Rodopi? Përgjigjen mund ta lexoni në publikimin e Radio Bullgarisë  Shkrimtari Martin Rallçevski: Duhet të besojmë se Bullgaria do të ekzistojë”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD