Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Klasiku Kirill Hristov - “diktatori” lirik dhe mbledhësi i kujtimeve

Shënojmë 145 vjet nga lindja e tij

Foto: Agjencia Shtetërore “Arkiva”

Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të letërsia artistike bullgare shënon një ngritje të paparë. Mes plejadës prej poetëve dhe shkrimtarëve të talentuar, siç janë Penço Sllavejkov, Ivan Vazov , Pejo Javorov, Aleko Konstantinov, Dora Gabe, vendin e vet të denjë e zë dhe Kirill Hristovi - një poet i shkëlqyer lirik, beletrist, dramaturg, përkthyes nga gjuhët ruse, gjermane, italiane dhe franceze. Një autor i teksteve historike, epigramave si dhe një korrespondent ushtarak gjatë luftës Ballkanike dhe luftës së Parë Botërore. Përveç me talentin e vet, Kirill Hristov është i njohur dhe me shpirtin e tij krenar dhe të pamposhtur, për shkak të të cilit ka qenë i njohur si person i konflikteve.

Suksesi i zhurmshëm i dy librave të tij “Hijet e përjetshme” (nga viti 1897) dhe “Në udhëkryq” (nga viti 1901) i fitojnë atij përkrahjen e patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov. Në fillim të shekullit të 20-të Kirill Hristov tanimë është një autor i njohur, një nga “ndërtuesit e letërsisë moderne bullgare”, që ka fituar njohjen e kritikës letrare si “ autor klasik” akoma duke qenë i gjallë. “Pavarësisht nga kjo, sot krijimet e tij janë të harruara në mënyrë të pamerituar. Ato nuk mësohen dhe në shkollë” – thotë Anna Anastasova – drejtuesja e sektorit “Dijet për krahinën dhe trashëgimia letrare” në bibliotekën e kryeqytetit. Një fakt kureshtar është se, akoma duke qenë i gjallë poeti i ka dhënë pikërisht bibliotekës së Kryeqytetit tërë trashëgiminë e vet letrar, të gjitha librat e mbledhura nga ai gjatë jetës, kurse bashkëshortja e tij e ka realizuar testamentin.

Tani, në lidhje me festimin e 145-vjetorit nga lindja e Kirill Hristovit, në bibliotekë është renditur një ekspozitë dokumentare me 50 botime të rralla, ish-pronë e poetit. Pjesa më e madhe prej tyre janë me autografe dhe përkushtime nga autorët e tyre, të dhëna posaçërisht për Kirill Hristovin. “Kemi libra me autografet e autorëve të shquar Ivan Vazovit, Jordan Jovkovit, Pejo Javorov, Dora Gabe, Aleksandër Ballabanov, Veselin Hançev, por dhe të shumë krijuesve të huaj, të cilët poeti i ka mbledhur gjatë kohës së qëndrimit të tij jashtë kufirit”  thotë Anna Anastasova:

“Pjesa më e madhe e librave në këtë ekspozitë janë pikërisht të tilla me autografe, por po kështu dhe libra për bibliofilë. Në fakt Kirill Hristov e fillon veprimtarinë e vet letrare me përkthime – nga rusishtja, italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja. Ai jeton 16 vjet në në Çeki. Që aty, por dhe kudo ku ka udhëtuar, ai gjithmonë ka blerë libra. Përpara bashkëshortes së tij Kirill Hristovi thotë  se në qoftë se ka mundur të transportojë në Bullgari të gjitha librat të cilat i ka pasur, ato do të pajisnin një bibliotekë të tërë. Por, ai ia ka dhuruar pothuajse çdo gjë të mbledhur jashtë Bullgarisë bibliotekës në Pragë. Ka marrë me vete në Bullgari vetëm librat të cilat i ka dashur më shumë. Jeta e tij fare nuk ka qenë e lehtë. Për shkak të veçorive të karakterit të tij e përcaktojnë si njeri dyshues, por dhe me një vetëdije  të madhe. Ky mbase është poeti më i fyer dhe i ofenduar në letërsinë bullgare. Por interesantja është se ka mundur t’i kthejë armiqtë në miq.

Kirill Hristovi gjithmonë ka pasur një respekt të madh ndaj gjuhës sonë. Poeti ka përdorur dhe shumë shpesh melodikun e këngës popullore në vjershat e veta. Krijimtarisë popullore ai i ka përkushtuar një cikël prej krijimeve. Por një kurorë në punën e Kirill Hristovit janë poemat për heroizmin e bullgarëve në luftërat gjatë kohës së të dyja luftërave ballkanike nga fillimi i shekullit të 20-të.

Ekspozita mund të shikohet deri më 15 korrik në hyrjen qendrore të bibliotekës së Kryeqytetit.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Agjencia Shtetërore “Arkiva”, Biblioteka e Kryeqytetit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD