Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria do të realizojë mandatin e plotë

Daniella Daritkova
Foto: BGNES

Qeveria e partisë GERB dhe të Patriotëve të Bashkuar do të përfundojë mandatin, tha kryetarja e grupit parlamentar të partisë GERB Daniella Daritkova. Nga GERB deklaruan se nuk do të lejojnë që Bullgaria të ngjasë me Partinë Socialiste Bullgare – me arkë boshe, me mungesë të liderëve, me grupe në kontradiktë. Daritkova tha, se nuk është e domosdoshme që rendi i ditës të zëvendësohet me komprometime në partneritet me njerëz kundër të cilëve ka akuza të ngritura. GERB akuzoi Ninovën, se nuk mund të detyrojë deputetët e saj të respektojnë masat kundërepidemike në parlament.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD
Prof.Ognjan Gerxhikov

Prof. Ognjan Gerxhikov: Ka ardhur koha për një ndryshim në sistemin zgjedhor dhe për shfaqjen e një projekti të ri politik kuptimplotë

Data 19 qershor 2024 është një datë themelore për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev thirri 240 përfaqësuesit e sapozgjedhur të popullit në seancën e parë. Me votimin e parakohshëm parlamentar, bullgarët..

botuar më 24-06-19 6.55.PD