Prokuroria e Specializuar dhe Prokuroria Ushtarake hynë në godinën e administratës së Presidentit dhe kontrolluan në të dy nga zyrat. Aksioni është lidhur me dy procedime të ndryshme paragjyqësore, tha Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev.
Njëri është lidhur me akuzë për ushtrimin e ndikimit dhe në kuadrin e tij janë intervistuar sekretari i Presidentit për çështjet juridike dhe kundër korrupsionit Pllamen Uzunov dhe afaristi Pllamen Bobokov.
Tjetri ka të bëjë me një këshilltar të Presidentit, i cili ka përdorur në mënyrë të paligjshme dokumente me informacion të klasifikuar, shpjegoi Geshevi.
Me urdhëresë të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Pllamen Uzunov dhe këshilltari i presidentit për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes Ilija Millushev nuk mund të përdorin më dokumente sekrete.
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025 anija..
Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..