Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paraqesin ndryshime në Ligjin për Shërbimin e Rojës Kombëtarе dhe kërkojnë dorëheqjen e shefit të dikasterit

Foto: BGNS

Partitë GERB dhe “Patriotë të bashkuar” paraqitën në parlament ndryshime ligjore me të cilat shefi i Shërbimit të Rojës Kombëtare vet të përcaktojë personat të cilat të ruajë dikasteri i tij. Motivet janë se ky është shërbim pranë presidentit dhe kështu do të ketë e qartë se kush e mban përgjegjësinë. Personat për mbrojtje do të caktohen në bazë të informacionit nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme, dikasteret e hetimit. Grupi parlamentar i GERB-it insistoi edhe për dorëheqjen e shefit të tanishëm të Shërbimit të rojës Kombëtare gjeneral Krasimir Stançev dhe për pushimin pavones të rojtarët pjesëmarrës në incidentin në plazhin Rosenec.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas pak ditësh qeveria do të bëjë të ditur se cilat nga projektet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë duke u rrëzuar

Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..

botuar më 25-03-06 6.09.MD

Bullgaria propozon që fondet e pashpenzuara nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëdnrueshmërisë të shfrytëzohen për mbrojtje

Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..

botuar më 25-03-06 5.22.MD

GERB mbetet forca kryesore politike

50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..

botuar më 25-03-06 3.35.MD