“Në se sot zhvilloheshin zgjedhjet, GERB-i do të humbiste gjysmën e deputetëve të vet”, tha para BNT Cvetan Cvetanov, i cili para pak kohe ishte personi i dytë në parti, kurse sot ka një projekt të vetë politik. Sipas tij, nga 1 milion e 400 mijë përkrahësit e GERB-it gjatë 2017-së, tani vetëm 600 mijë janë ata që do të votonin për të.
Politikani tha se nuk ishte i pranishëm në protestat e djeshme, por po të duhej të zgjidhte, do të shkonte në atë në përkrahje të institucionit të presidentit. Sipas fjalëve të tij mitingu në “pro” GERB-it ka qenë organizuar nga qeveritarët dhe njerëzit kanë qenë detyruar të vijnë në Sofje nga kryetarët e bashkive të tyre. “Kjo është mbijetesë në kushtet e krizës dhe partia ka frikë”, mendon Cvetanov.
Udhëheqja e partisë "Po, Bullgaria" propozon një plan për koalicionin "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për të testuar gatishmërinë për reforma në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Nëse ka një vullnet të tillë për..
Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..