Njerëzit, të cilët tri ditë me radhë shprehin pozitën e tyre nën dritaret e qeverisë, duke kërkuar dorëheqjet e Kryeministrit dhe Kryeprokurorit, do të vazhdojnë protestën dhe sot. Mbrëmë ata u mblodhën për një protestë paqësore deri në mesnatë dhe ajo përfundoi pa incidente dhe përleshje me policinë.
Në një moment madje policët hoqën mburojat e tyre, kurse të pranishmit i duartrokisnin.
“Duhet të ndalojmë poshtërimet në Bullgari, vjedhjet në shtet vazhdojnë. Dua të jetoj këtu, jo të emigroj”, shpjeguan motivet e veta njerëzit në shesh.
Gjatë kohës së mitingut Kryeministri Bojko Borisov ua drejtuar njerëzve me video në rrjetin social Facebook dhe shpalli se nuk do të japë dorëheqje. “Asgjë tjetër nuk na detyron të mbetemi në pushtet, vetëm përgjegjësia”, tha ai dhe paralajmëroi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndë për të gjithë ne.
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..