Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gjitar gjigant nga parahistoria – nën kupolën e Universitetit të Sofjes

Foto: gpff.gea.uni-sofia.bg

Gjatë vitit 1965 mësuesi nga qyteti Asenovgrad në lëndën e biologjisë Dimitër Kovaçev zbuloi me nxënësit e vet një skelet gjigant në rajonin e fshatit Ezerovo. Bëhet fjalë për deinotheriumin e ruajtur më mirë në botë, i cili sot ndodhet në Muzeun e Paleontologjisë dhe të Gjeologjisë Historike në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”.

“Tempulli i dijes” dëshmon sa shumë shkencëtarë të mrekullueshëm në sfera të ndryshme të njohjes kanë pasur trojet tona, por prania e këtij gjitari gjigant nën kupolën e pjesës veriore të godinës së universitetit duket pak e çuditshme dhe  kthen vizituesit në kohën e parahistorisë.

“Muzeu i Paleontologjisë dhe Gjeologjisë Historike në fillim ka pasur njëpërmbledhje të vogël prej eksponateve, të mbledhura kryesisht nga gjeologu i parë bullgar profesor Georgji Zllatarski – tregon doktori Svetllozar Seferinov, paleontolog dhe udhëheqës i muzeut. Në fillim fare koleksionet kanë qenë të blera nga jashtë, që të mund studentët të njihen  me grupet kryesore të kafshëve. Pas kësaj me afirmimin e degës sonë “Gjeologjia” pak nga pak janë grumbulluar fosile të ndryshme. Pothuajse të gjitha mostrat të cilat ruhen në muze, janë nga Bullgaria, kurse disa nga ato – të zbuluarat për herë të parë tek ne madje mbajnë emra bullgarë”.

Një skelet katër metrash me gojë të hapur, dhëmbë gjigantë dhe këmbë, të cilat u përngjajnë këmbëve të shpendëve, të respektojnë menjëherë kur e hedh vështrimin përmes grilave të muzeut. Krenaria e paleontologëve, deinotheriumi,  është nga familja e hundorëve dhe përbën një ekzemplar rreth 45-vjeçar, i cili ka jetuar përpara 10 milionë vjetëve në fund të epokës së fundit të akullt.


“Deinotheriumi është një nga eksponatet e pakta nëpër botë të ruajtur kaq mirë -90% prej skeleti dhe kjo e kaq bën unik – thotë doktori Svetllozar Seferinov. Është zbulaur fare rastësisht. Deinotheriumi është një kafshë barishtore,  i afërm me elefantët e sotëm dhe sa u përket shumë tipareve u përngjan atyre”.

Kur kafshët parahistorike kanë jetuar në trojet tona, klima këtu i ka përngjarë klimës në savanën afrikane. Prandaj dhe ata janë paraardhësit e kafshëve, të cilët aktualisht popullojnë kontinentin afrikan, sqaron akoma shkencëtari.

Në degën e gjitarëve mund të shihen mbeturina nga kali i lashtë hiparion, fosile tëkafshëvemamut, mastodon, anankus, zygolophodons, si dhe pjesë prej skeleteve të lashta të rinoqerontëve, gjirafave, derrave e egër, hienave, lakuriqëve të natës. Një nga eksponatet më interesante është skeleti plotësisht i ruajtur i një delfini, i cili është zbuluar rreth qytetit tonë detar Ballçik.

Sallat e ekspozimit ruajnë më shumë se 200 mijë eksponate, por vazhdojnë të plotësojnë koleksionet e veta në sajë të shkencëtarëve paleontologë. “ Fosilet janë të rëndësishme për shkencën tonë kombëtare, sepse tregojnë se cila ka qenë bota bimore dhe shtazore nëpër tokat tona miliona vite më parë”, thotë akoma doktori Svetllozar Serafimov dhe rekomandon që çdo një njeri të vizitojë muzeun nën kupolën e universitetit të paktën një herë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: gpff.gea.uni-sofia.bg / Muzeu e Paleontologjisë dhe të Gjeologjisë Historike në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompleksin Përkujtimor

Stara Zagora shënon 147 vjet nga betejat në mbrojtje të qytetit

Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..

botuar më 24-07-31 6.05.PD

17 objekte varrimi u zbuluan nga nekropoli i Raciarias antike

Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..

botuar më 24-07-24 5.16.MD

A e dini se çfarë është një "fillton"?

Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..

botuar më 24-07-20 10.30.PD