Afaristët e akuzuar Vasill Bozhkov dhe Cvetan Vasilev, të cilët gjenden jashtë shtetit, janë në kontakt me politikanë “të ndershëm” dhe “gazetarë” të lirë, që ta sabotojnë punën e sistemit të drejtësisë të Bullgarisë. Këtë e shpalli në një briefng Sijka Mileva - zëdhënëse e Kryeprokurorit të Bullgarisë Ivan Geshev, dhe shtoi: “Jemi dëshmitarë se si ata bëjnë përpjekje, që të asgjësojnë pavarësinë e organeve hetuese, duke provuar për ta ruajtur të vjedhurin nga populli.”
Pak më vonë prokuroria publikoi incizime të bëra me mjete të posaçme hetuese të bisedimeve të Vasill Bozkovit, i cili fshihet në Dubai, me një gazetar dhe një politikan, sipas të cilëve prapa protestave rri pikërisht Bozhkovi.Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Pas mesditës vranësirat do të zvogëlohen deri në mot..
Koalicioni PP-DB, i dalë si forca e dytë politike në parlamentin e ri, u bëri thirrje të gjitha partive dhe grupeve parlamentare në një konferencë për shtypin për të bërë të qartë se nuk do të punojnë me DPS-Fillimi i Ri në asnjë formë. “Po bëjmë..
Partia “Veliçie”, e cila në 100% të numërimit të protokolleve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) doli me rezultat 3.999% në vend të 4% të nevojshme për të hyrë në parlament, do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve. Këtë e bëri të ditur për BNR..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..