Në rregullat e dhomës së pritjes për eurozonën ERM II ka një interval prej plus-minus 15%, brenda të cilit një valutë mund të lëvizet, që të konsiderohet si stabile. Ka pyetje nëse kursi lev-euro është i fiksuar, ose do të lëvizet në këtë interval, tha para Bloomberg TV Bulgaria Vasill Todorov, kryesekretar i Dhomës Industriale-Tregtare Bullgare.
Kursi lev-euro tani për tani është fiksuar dhe nuk priten ndryshime. Intervali është valid për vendet, ku valuta ende është e lëvizshme, sqarojnë nga Dhoma.
Sipas Todorovit aderimi i Bullgarisë në ERM II është një garanci e padyshimtë dhe sinjal për investitorët, por kjo në asnjë mënyrë nuk e çliron Bullgarnë nga misioni i saj për të tërhequr investitorë seriozë.Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..