Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afro 60% e fëmijëve në Bullgari gjatë vitit 2018 kanë lindur jashtë martese

Foto: pixabay.com

Bullgaria radhitet pas Francës dhe para Sllovenisë për nga numri i foshnjave në Bashkimin Evropian që kanë lindur jashtë martese. Sipas të dhënave të Eurostatit, që e krahason këtë tregues në periudhën 2000 – 2018, gjatë vitit 2018 mesatarisht 42% e fëmijëve në bashkësinë evropiane kanë lindur jashtë martese, ndërsa gjatë vitit 2000 kjo përqindje ka qenë 25.

Konkretisht për Bullgarinë në fillim të mijëvjeçarit të ri afro 40% e fëmijëve kanë lindur jashtë martese, në krahasim me 2018-ën, kur këta fëmijë janë 59%.

Në BE rritja mes dy viteve të krahasuara është 17%, gjë që është sinjal për formimin e një lloji të ri të marrëdhënieve familjare krahas atyre tradicionale, komenton Eurostat.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD