Më 18 korrik në mbarë Bullgarinë shënohet përvjetori i 183 i lindjes së revolucionarit dhe ideolog Vasill Levski. Qendra e kremtimeve është qyteti i lindjes së Apostullit të Lirisë – Karllovo. Në kishën “Shën Nikollaj” u shërbye një meshë, ndërsa në varrin e nënës së Levskit, Gina Kunçeva u vendosën kurora dhe lule. Në Muzeun Kombëtar “Vasill Levski” do të dorëzohen çmimet e konkursit ndërkombëtar studentor me temë “Vasill Levski – dialogë në kohë, dialogë me kohën”. Mbrëmjen me nderime ushtarake do të valëvitet flamuri i Komitetit Revolucionar të qytetit Karllovo, pas së cilës do të fillojë mitingu me fishekzjarri. Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva do të pranojë rendin e nderit të kompanive përfaqësive të Brigadës së 61 të Mekanizuar të Strjamës.
Në qytetin Levski përveç lindjes së Apostullit shënojnë edhe 75 vjetorin e shpalljes së këtij vendbanimi qytet. Kulmi i kremtimeve aty do të jetë mitingu me fishekzjarri me pjesëmarrjen e kadetëve nga Universiteti Kombëtar Ushtarak “Vasill Levski”. Mik nderi do të jetë presidenti i Republikës së Bullgarisë – Rumen Radev.
Udhëheqja e partisë "Po, Bullgaria" propozon një plan për koalicionin "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për të testuar gatishmërinë për reforma në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Nëse ka një vullnet të tillë për..
Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..