Parlamenti do të votojë mocion mosbesimi kundër qeverisë. Protestuesit filluan të grumbullohen përsëri para Parlamentit që në mëngjes.
Në ditën e 12 të protestave kundër qeverisë shfaqja e pakënaqësisë vazhdoi mbi 13 orë. Shumica bënte thirrje “Dorëheqje”. Për një periudhë të shkurtër ishte bllokuar udhëkryqi kryesor në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”).
Ndër protestuesit kishte edhe përfaqësues të biznesit të lojërave të fatit, të cilët nuk janë kënaqur për ndryshimet fiskale në sektor.
Gjatë natës nuk u arrit deri në sulmimin e godinave kyçe në Sofje. Megjithatë protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre duke kaluar rrugën para Parlamentit dhe bllokuan përkohshëm një prej linjave të metrosë.
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..