Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti hodhi poshtë mocionin e mosbesimit kundër qeverisë

| rinovuar më 20-07-21 1.09.MD
Foto: BGNES

Mocioni i pestë i mosbesimit kundër qeverisë së Bojko Borisovit nuk arriti ta rrëzojë pushtetin. Mocioni dështoi në saje të votave të GERB-it dhe të Patriotëve të Bashkuar.

“Pro” rrëzimit të qeverisë votuan 102 deputetë nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. “Kundër” ishin 124 deputetë nga koalicioni i shumicës në pushtet. 11 deputetë abstenuan.

BSP kërkoi mocion mosbesimi ndaj qeverisë më 16 korrik për shkak të korrupsionit, në sfondin e protestave të përditshme në vend, që këmbëngulin për dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev.

Pas votimit deputeti nga GERB Manuill Manev iu drejtua opozitës me fjalët se e majta i ka gënjyer njerëzit e rinj, të cilët protestojnë jashtë, dhe se duan që ta shkatërrojnë shtetin. Spas Gërnevski, gjithashtu nga GERB, shpalli se protestat janë një provë pa precedent për revoltë kundër qeverisë së ligjshme”.

Sipas deputetit nga BSP Valeri Zhabljanov tendenca për zgjedhje të parakohshme po mbetet. “Në qoftë se në të vërtetë doni që t’i kuptoni motivet e protestave, atëherë bëni një analizë të hollësishme  politike dhe sociale, sepse pas disa muajsh do të gjendeni në vigjilje të zgjedhjeve”, tha Zhabljanov.

Protestuesit, të cilët bllokuan lëvizjen në bulevardin “Car Osvoboditel” /“Mbreti Çlirimtar”/, thërrisnin “dorëheqje” pas shpalljes së rezultateve të mocionit. Nuk ka befasime, të gjithë e prisnim këtë. Kjo votë mosbesimi nuk ka aspak lidhje me votën tonë. Jona do të vazhdojë, deklaruan para BNR-së përfaqësuesit e protestuesve.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD
Bojko Borisov dhe Rosen Zheljazkov

Një kabinet i mundshëm i GERB-it do të vendosë 3 prioritete

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..

botuar më 24-07-01 11.55.PD